Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka thënë se Prishtina radhitet në vendin e parafundit sa i përket investimeve kapitale për vitin 2022.
Sipas tij, nga Komuna e Prishtinës vetëm 28% është realizimi i arritur.
“Shumë keq, shumë dobët. Dështim total i koalicionit LDK-PDK, në krye me Përparim Ramën. Më keq se Prishtina, është vetëm Fushë Kosova. Të dy këto komuna qeverisën nga subjekti LDK”, ka shkruar Sveçla, ndërsa ka publikuar edhe hartën e të dhënët e Institutit GAP ku paraqiten të dhënët për investimet kapitale nga komunat.


