KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetët e LDK-së nuk përmbahen, sot me gjuhë fyese Armend Zemaj ndaj ministrit Hajrullah Çeku
Politikë

Deputetët e LDK-së nuk përmbahen, sot me gjuhë fyese Armend Zemaj ndaj ministrit Hajrullah Çeku

Kosova News
Kosova News 15:00 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me gjuhë fyese ka përfunduar debati mes ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj.

Në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet debat për punën dyvjeçare të Qeverisë, Zemaj i është drejtuar Çekut me fjalët “rrugaç, lahper, majmun”.

Çeku paraprakisht e ka quajtur gënjeshtar Zemajn për një deklaratë të tijën.

Ai i ka thënë se duhet t’i vijë turp Zemajt për fjalorin.

Si nisi përplasja

Ka qenë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj që në fjalën e tij tha se ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka një këshilltar i cili paguhet 5 mijë e 560 euro.

Në seancën e sotme e cila është vazhdim i debatit për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, Zemaj kërkoi nga Çeku sqarim lidhur me këtë çështje.

“Sipas informatave që kemi, ju e keni paguar një ekspert që juve ju këshillon me pagë 5 mijë e 560 euro, a mund të na tregosh çfarë cilësie ka ky ekspert, për çka?”, pyeti deputeti, njofton Klankosova.tv.

Zemaj po ashtu tha se ministri Çeku ka dhënë më së shumti miliona subvencione në OJQ-të e Prizrenit.

“Besa edhe për OJQ ku keni qenë ju i angazhuar më përpara”, tha Zemaj.

E ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, iu ka përgjigjur deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, për çështjen e ekspertit, për të cilin ky i fundit tha se paguhet mbi 5 mijë euro.

Çeku tha në seancë se personi në fjalë nuk është këshilltar, por konsulent profesional që është angazhuar nga administrata dhe nuk është emërim politik.

“Nuk është këshilltar i ministrit, nuk ka kuptim për një këshilltar të paguhet aq shumë, por është konsulent që ofron shërbime të caktuara të cilat e kanë vlerën që e kanë, kontrata është publike, për ato shërbime ai ka thënë që aq kushton”, tha ministri.

Ai po ashtu mohoi se ka subvencionuar më së shumti OJQ-të në Prizren.

“Kjo nuk qëndron, është gënjeshtër, shumica e subvencioneve nuk kanë shkuar në organizatat e Prizrenit”, tha ministri.

Dhe kjo bëri që deputeti Zemaj të mos përmbahet dhe të lëshohet në gjuhë fyese duke iu drejtuar Çekut me fjalët “rrugaç, lahper, majmun”.

Reagon kryeparlamentari

Ndërkohë, kryeparlamentari Glauk Konjufca ua ka tërhequr vërejtjen, ndërsa sqaroi se sipas rregullores fjala e ministrit nuk ishte fyese, pro ajo që përdori deputeti Zemaj nga ulësja e tij.

“Fjala ‘mashtrim’ dhe ‘gënjeshtër’ nuk është fjalor joparlamentar sepse e keni përdorur edhe ju shumë shpesh dhe është përdorur në këtë Kuvend prej kur e mbaj mend unë. Kështu që fjalët tjera janë joparlamentare, ato që po i thotë Zemaj. Nuk e lejoj këtë”, ka thënë Konjufca.

Kujtojmë se ditë më parë edhe një deputet tjetër i LDK-së, Kujtim Shala përdori gjuhë fyese dhe sharje ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Deputeti i LDK-së përdorë gjuhë rrugësh dhe e shan kryeministrin Albin Kurtin në Kuvend (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Rama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, nis prodhimi sipas standardeve të NATO-s

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?