KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrtari policor i akuzuar për korrupsion, shpallet për herë të dytë i pafajshëm  
Politikë

Zyrtari policor i akuzuar për korrupsion, shpallet për herë të dytë i pafajshëm  

Kosova News
Kosova News 15:00 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtari policor Nebi Sheqiri për herë të dytë është shpallur të premten i pafajshëm nga akuzat për korrupsion.

Sipas aktgjykimit të shpallur në Gjykatën Themelore në Prishtinë nuk është provuar se i pandehuri Sheqiri ka kryer veprat penale për të cilat ishte akuzuar.

Palët e pakënaqura, kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh, nga momenti që e marrin të njëjtin.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Sheqiri u shpall në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 15 nëntor 2021, Nebi Sheqirin e kishte liruar nga akuza, me arsyetimin se nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprat penale për të cilat ishte akuzuar.

Por, Gjykata e Apelit në muajin shkurt të 2022-ës, pas ankesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka anuluar aktgjykimin e shkallës së parë dhe çështjen e ka kthyer në rigjykim dhe vendosje.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 prill 2017, Nebi Sheqiri ngarkohet se në cilësinë e zyrtarit policor në Stacionin Policor- Veriu në Prishtinë, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, i kishte tejkaluar kompetencat e tij.

Prokuroria pretendon se gjatë periudhës 2012–2016, derisa e kishte hetuar një rast vjedhje të rëndë, kishte manipuluar me prova dhe e kishte dorëzuar kallëzimin penal kundër personave “NN”, ku kryerësi nuk dihej. Të njëjtin kallëzim penal kundër “NN”, thuhet se e kishte dërguar në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë, më 13 nëntor 2009.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Sheqiri, pas marrjes së raportit të ekspertizës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, ku gjurma e vijave papilare e skanuar në sistemin kompjuterik i përkiste personit Besim Berisha, nuk e kishte dorëzuar në Prokurori me kallëzim penal shtesë, por e kishte lënë në zyrën e tij, në dollapin e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 i Kodit Penal, vepër e cila është e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se Nebi Sheqiri, në cilësinë e personit zyrtar, ka manipuluar me prova, ashtu që gjatë periudhës 2012–2016, derisa e kishte hetuar një vjedhje të rëndë, e kishte dorëzuar kallëzimin penal kundër personave “NN”, ku kryerësi nuk dihej.

Sipas aktakuzës, të njëjtin kallëzim penal kundër “NN” e kishte dërguar në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë, më 13 nëntor 2009. Por, i akuzuari Sheqiri, pas marrjes së raportit të ekspertizës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, thuhet se e ka fshehur atë, duke e lënë në zyrën e tij, në dollapin e tij dhe nuk e ka dorëzuar në prokurori.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Manipulim me prova”, nga neni 397, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?