KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Aliu: Do ta shkurtojmë rrugën ajrore drejt Evropës
Politikë

Ministri Aliu: Do ta shkurtojmë rrugën ajrore drejt Evropës

Kosova News
Kosova News 14:44 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në vazhdimin e seancës ku po diskutohet për punën dy vjeçare të Qeverisë, ka thënë se sa i përket rrugëve ajrore, në të ardhmen do ta bëjnë edhe një marrëveshje me Malin e Zi, e cila do të shkurtojë rrugët drejt Evropës.

“Një marrëveshje e tillë i shkurton rrugët ajrore prej Vjenës në Prishtinë për gati rreth një orë, natyrisht pas hapjes së rrugëve me Shqipërinë. Një kohë rrugët ajrore që kanë ardhur në Aeroportin e Prishtinës, ka shkruar përmes Maqedonisë, tash me hapjen e korridoreve me Shqipërinë është shkurtuar rruga dhe në të ardhmen pas arritjes së marrëveshjes me Malin e Zi, do të kemi mundësi të hapim dy korridore të reja me Malin e Zi të cilat do të na shkurtojnë rrugën për fluturimet nga Evropa më shumë se 30 minuta nga versioni i parë që ka qenë me Malin e Zi”, ka theksuar ai.

Ministri Aliu ka thënë se ideja që do të mund të ndërtohet infrastruktura, pa realizuar shpronësimet është ide e gabueshme dhe iu ka sjellë në vazhdimësi telashe.

“Që në vitin e parë kemi arritur t’i shpronësojmë 75 milionë euro me rishikimin e buxhetit 2022, dhe në këtë vit presim që edhe 25 milionë tjera t’i shpenzojmë për projekte të tjera që lidhen Prishtinën me Gjilanin, Gjakovën, Mitrovicën, Pejën dhe Podujevën”, tha ai, duke shtuar se pas këtyre shpronësime do të ketë avancim në punimet e këtyre projekteve, ka deklaruar Aliu.

Ai shtoi se të gjitha terminalet doganore janë rikthyer në pronësi të shtetit.

Atij i ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili i tha se e kupton procedurën e shpronësimeve.

“Nuk e kuptoj Hysen Durmishin në fushatë zgjedhore ku del dhe shkon e thotë qytetarëve të Podujevës se për 9 muaj kryhet, pastaj shkon kryeministri. Jo që kanë kaluar 9 muaj por kemi hyrë në vitin e tretë dhe rruga për Podujevë nuk është kryer. Këtu duhet të marrë një përgjegjësi politike me thënë kërkojmë falje, kemi qenë në zgjedhje në rregull jemi”, ka deklaruar Tahiri.

Ministri Aliu iu kundërpërgjigj duke thënë se pjesa e premtuar se do të realizohet për 9 muaj, është realizuar.

Gjithashtu lexoni:

Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Trump: T’i jepet fund luftës në Gazë
19:58 -29/06/2025
Tre të lënduar në një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
19:23 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?