KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jabllanoviq për zgjedhjet në veri: Më frikëson shumë heshtja e Listës Serbe, kur ata heshtin do të thotë se diçka po përgatisin
Politikë

Jabllanoviq për zgjedhjet në veri: Më frikëson shumë heshtja e Listës Serbe, kur ata heshtin do të thotë se diçka po përgatisin

Kosova News
Kosova News 13:36 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq që do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 23 prillit në veri ka folur për parashikimet rreth mbajtjes së këtyre zgjedhjeve dhe në përgjithësi për situatën e sigurisë në këtë pjesë.

Ministri i shkarkuar në qeverinë Mustafa në shkurt të 2015 dhe dikur anëtar i Listës Serbe ka akuzuar këtë parti për tensionet në veri duke shprehur frikën se mund të realizohen paralajmërimet për incidente para dhe gjatë procesit zgjedhor.

“Vendimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit ishte i komplikuar, për faktin se edhe  koha e shpalljes së tyre  dhe rrethanat që çuan në shpalljen e tyre ishin  të komplikuara dhe të dirigjuara nga Lista Serbe”, ka thënë në një intervistë për Radio Dukagjinin, Jabllanoviq.

Kreu i Partisë së serbëve të Kosovës, e vetmja serbe që do të jetë pjesë e zgjedhjeve ka theksuar tutje se zgjedhjet në këtë pjesë janë përcjellur përherë me incidente andaj duhet marrë me seriozitetin më  të lartë paralajmërimet për tensione.

“Duke njohur Listën Serbe, njerëzit që e udhëheqin dhe metodat që i përdorin, unë për fat të keq, nuk do ta përjashtoja asesi  dhunën disa ditë para dhe në ditën e zgjedhjeve. Dhuna është e mundshme, për këtë po flitet edhe në kafeteritë në veri, gjatë bisedës me njerëzit, ata frikësohen çfarë do të jetë reagimi nga Lista Serbe por më së shumti më frikëson se ata janë shumë të heshtur, meqë kur ata heshtin do të thotë se diçka po përgatisin”, ka vijuar ai.

Jabllanoviq, partia e së cilit e ka quajtur stad të fundit të çmendurisë ftesën për kryengritje që Lista Serbe i bëri popullatës në veri, tha se kjo listë po përpiqet të largojë përgjegjësinë dhe të fajësojë ,siç tha “një armik imagjinar nga Prishtina”.

“Për ç’arsye t’i ftojmë serbët në kryengritje”? Për arsye se janë larguar targat KM?  E tash duhet pyetur: kush e lejoi këtë? Këtë e ka nënshkruar delegacioni ynë në Bruksel dhe këtë duhet thënë serbëve, dhe jo t’u thuhet se ne në Bruksel nuk kemi nënshkruar asgjë dhe tash gjoja se  neve shqiptarët po na marrin diçka. Tash Lista Serbe dëshiron t’i lajë duart për të gjitha këto dhe të fajësojë një armik imagjinar nga Prishtina”.

Ai shpreson se para së gjithash KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës, do të krijojnë klimë të sigurt që zgjedhjet të zhvillohen, pa mundësinë që persona të caktuar nga veriu  apo të sjellë nga Serbia Qendrore në mënyrë fizike të pengojnë procesin.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?