KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Goditi një person me kaçavidë, dënohet me 1 vit burgim
Siguri

​Goditi një person me kaçavidë, dënohet me 1 vit burgim

Kosova News
Kosova News 16:39 -30/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.R për shkak se me një fshat të Istogut, me kaçavidë ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin M.M, së bashku me vëllain e tij.

I gjithë mosmarrëveshja, sipas gjykatës kishte ndodhur në një parking.

“Më datë 13.05.2022, rreth orës 17:50 minuta në fshatin B., Komuna I., pikërisht në parkingun e marketit “R.”, duke vepruar në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme dhe me mjet të rrezikshëm dhe atë me kaçavidë ka tentuar ta privoj nga jeta te dëmtuarin M.M, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari së bashku me vëllain e tij kishin shkuar me veturën e tyre për ta dërguar një porosi tek një klient te marketi “R.” , dhe pasi kanë shkuar tek parkingu i marketit kanë kontaktuar me klientin e tyre nga i cili kanë kuptuar se i njëjti ishte duke i pritur tek pika e karburantit përball marketit dhe vëllai i te dëmtuarit këtu A.M ka tentuar që të kyqet në rrugën kryesore mirëpo para veturës së tyre ka qenë e parkuar një veturë dhe e njëjta ka shkuar pak prapa, ku dëshmitari A. është ndalur dhe i ka rënë burisë 2-3 herë dhe në momentin kur dëshmitari A. ka tentuar prapë për ta marr harkun për të dal në të majtë dhe për t’u kyqë në rrugën kryesore, në këtë moment i pandehuri me veturën e tij lëviz përsëri nga prapa ku dëshmitari A. ndalon me veturë dhe fillon t’i bije prapë burisë e në këtë moment nga vetura del i pandehuri i cili shkon në drejtim të dëshmitarit duke e fyer dhe sharë, e në këtë moment del edhe i dëmtuari dhe fillon ta sulmoj i pari të pandehurin, ku i pandehuri më pas niset në drejtim te automjetit të tij ku nga pas i shkojnë i dëmtuari me dëshmitarin dhe nga automjeti i tij i pandehuri e merr një kaçavidë me të cilën e godet shumë herë te dëmtuarin, tri herë në dorën e majtë dhe disa herë në kraharorë dhe nën brinjë dhe gjatë përleshjes edhe i dëmtuari e merr një shufër metalike nga vetura e tij dhe me të njëjtën e godet në pjesë të ndryshme të trupit të pandehurin derisa aty kanë ndërhy disa persona të tjerë të cilët kanë arritur që ta ndalin këtë përleshje”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i pandehuri A.R duke vepruar në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme ka kryer vepër penale vrasje e mbetur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe nenin 12 par.3 të KPRK-së.

“Të pandehurit A.R gjykata i shqiptoj dënuar me burg në kohëzgjatje prej një viti, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Mjetet e gjetura në vendin e ngjarjes dhe atë një kaçavidë dhe një shufër metalike, u konfiskuan dhe të njëjtat u urdhërua që të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. I pandehuri A.R u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguaj shumën prej shtatëdhjetë (70) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej njëzetepesë (25) euro si dhe në emër të taksës për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. I dëmtuari për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuar në kontest të rregullt civil. Pas shpalljes së aktgjykimit të pandehurit ju ndërpre masa e paraburgimit dhe u lëshua që të mbrohet në liri deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim./kp/

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

TAGGED: denimi, Gjykata, goditja
Kosova News 30/06/2022 30/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?