KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arsimi dhe aftësimi profesional, Avokati i Popullit: Nuk është në përputhje me kërkesat e tregut të punës
Arsim

Arsimi dhe aftësimi profesional, Avokati i Popullit: Nuk është në përputhje me kërkesat e tregut të punës

Kosova News
Kosova News 10:29 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati i Popullit ka publikuar raportin Ex-officio nr.676/2022 në lidhje me arsimimin dhe mundësitë e të rinjve në tregun e punës.

Në raport thuhet se gjatë dekadës së fundit Kosova ka shënuar përparim në fushën e zbatimit të të drejtave të njeriut në arsim.

Por sa i përket arsimit dhe aftësimit profesional, Avokati i Popullit konstaton se nuk është në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Në njoftim thuhet se qëllimi i këtij raporti ka qenë vlerësimi i nivelit të harmonizimit të arsimimit të të rinjve në institucionet e arsimit të lartë dhe profesional në Kosovë, me kushtet e punës.

Raporti Ex-officio nr.676/2022 analizon edhe kontekstin ekonomik, cilat janë vendet e punës në dispozicion në Kosovë dhe segmente tjera.

Po ashtu, raporti ka analizuar qasjen në arsim dhe arritjeve arsimore, cila është qasja në arsim për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe për nxënësit romë, ashkali dhe egjiptian, dhe fusha të tjera të përfshira në procesin e analizës. Raporti përfshin edhe analizën e ofertës dhe e kërkesës së fuqisë punëtore.

“Avokati i Popullit konstaton se pas analizës së legjislacionit përkatës, hulumtimeve të mëparshme, të politikave, të informatave dhe të të dhënave që i ka IAP-ja lidhur me çështjen, del se gjatë dekadës së fundit Kosova ka shënuar përparim në fushën e zbatimit të të drejtave të njeriut në arsim.

Ky përparim, megjithatë, nuk ka qenë i barabartë në nënsektorë të ndryshëm për sa i përket pjesëmarrjes, përfshirjes dhe zhvillimit të të rinjve sipas nevojës dhe aftësive të tyre”, thuhet në raport.

Sa i përket arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovës, Avokati i Popullit konstaton se nuk është në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

“Kur është bërë analizimi i të dhënave që lidhen me kërkesën e tregut të punës, si punësimi, bruto produkti vendor sipas sektorëve ekonomikë dhe struktura e bizneseve, me numrin e nxënësve sipas profileve, ka dal që nuk janë në përputhje”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Raporti, ndër të tjera, ka gjetur se më shumë se 80 për qind e programeve profesionale kanë mungesë të materialeve dhe të teksteve të përshtatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie në institucionet e arsimit profesionale, duke vështirësuar të mësuarit e duhur dhe praktik.

Avokati i Popullit ka nxjerrë rekomandime për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila ndër të tjera, rekomandohet që të hartoj politika dhe të ndërmarre masa konkrete që të sigurojë që sistemi i arsimit dhe aftësimit profesionale të jetë i ndërlidhur me kërkesat e tregut të punës.

Po ashtu edhe Agjencia e Kosovës për Akreditim është rekomanduar, ndër të tjera, që të kërkojë evidencë për ndërlidhjen e programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës si dhe të mbajë statistikat për programet e studimit që nuk kanë përmbushur standardin për të qenë në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?