KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas një sulmi të madh me raketa, Izraeli godet Libanin dhe Gazën
Botë

Pas një sulmi të madh me raketa, Izraeli godet Libanin dhe Gazën

Kosova News
Kosova News 09:35 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtria izraelite tha se ka goditur objektiva të lidhura me grupin militant palestinez, Hamas, brenda Libanit dhe në të gjithë Rripin e Gazës.

Sulmet vijnë pasi Libani goditi me një breshëri të madhe me raketa Izraelin, për çka izraelitët fajësuan Hamasin.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se infrastruktura “terroriste” e Hamasit u godit në Libanin jugor.

Tensionet janë të larta pasi policia izraelite bastisi xhaminë al-Aksa të Jerusalemit në fillim të kësaj jave.

Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë i islamit dhe bastisjet izraelite kanë shkaktuar konfrontime të dhunshme me palestinezët brenda, dhe kanë shkaktuar zemërim më të gjerë.

Në maj të vitit 2021, bastisjet izraelite kanë kontribuuar në luftën 11-ditore në mes të Izraelit dhe Hamasit – grupit militant islamist, i cili udhëheq Rripin e Gazës.

Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili ishte në Liban kur u lëshuan raketat, tha se palestinezët nuk do të “rrinë duarkryq” përballë agresionit izraelit.

Të premten, IDF shkroi në Twitter se kishte objektiva kamionësh ” përfshirë infrastrukturat terroriste që i përkasin Hamasit në Libanin jugor”.

IDF shtoi se nuk do ta lejonte Hamasin të operonte nga Libani dhe e mbante Libanin “përgjegjës për çdo zjarr që del nga territori i tij”.

Palestinezët duke ecur në një zone të shkatërruar pasi Izraeli nisi sulmet ajrore në enklavën palestineze mëngjesin e 7 prillit 2023.
Palestinezët duke ecur në një zone të shkatërruar pasi Izraeli nisi sulmet ajrore në enklavën palestineze mëngjesin e 7 prillit 2023.

Hamasi tha se nuk kishte informacion se kush i gjuajti raketat nga Libani të enjten.

Izraeli raportoi se shumica e 34 raketave u kapën – por pesë shkaktuan dëme në ndërtesa, ndërsa sulmi konsiderohet si më i madhi nga fqinji verior i Izraelit në 17 vjet.

Avionët luftarakë izraelitë gjithashtu shtuan sulmet ajrore në Gaza, me rreth 20 raketa që goditën katër vende të reja në 10 minuta. Militantët palestinezë hodhën gjithashtu një rund të ri raketash në jug të Izraelit, ku u dëgjuan sirena paralajmëruese.

Një burrë mban një copë rakete pas sulmeve ajrore izraelite në Al Qulaylah, në periferi të qytetit Tyre, në jug të kryeqytetit libanez, Bejrut. 7 prill 2023.
Një burrë mban një copë rakete pas sulmeve ajrore izraelite në Al Qulaylah, në periferi të qytetit Tyre, në jug të kryeqytetit libanez, Bejrut. 7 prill 2023.

Avionët izraelitë sulmuan një vend të prodhimit të armëve nëntokësore dhe tri vende mbi tokë.

Sulmet ajrore izraelite thuhet të jenë më të rëndat që nga një rund luftimesh me Xhihadin Islamik në gushtin e vitit 2022.

Përgjigja izraelite erdhi pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mbajti një takim urgjent të kabinetit të sigurisë.

Në një fjalim televiziv, ai tha: “Ne do të godasim armiqtë tanë dhe ata do të paguajnë një çmim për të gjitha aktet e agresionit”. Ai bëri thirrje gjithashtu për një qetësim të tensioneve, duke shtuar se “ne do të veprojmë me vendosmëri kundër ekstremistëve që përdorin dhunë”.

Një burrë inspekton dëmet në shtëpinë e tij, pas sulmeve ajrore izraelite në Al Qulaylah, në periferi të qytetit Tyre, në jug të kryeqytetit libanez, Bejrut. 7 prill 2023
Një burrë inspekton dëmet në shtëpinë e tij, pas sulmeve ajrore izraelite në Al Qulaylah, në periferi të qytetit Tyre, në jug të kryeqytetit libanez, Bejrut. 7 prill 2023

Kryeministri libanez, Najib Mikati, dënoi çdo operacion ushtarak nga territori i vendit që “destabilizon situatën”.

Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban, Unifil, tha se situata ishte “jashtëzakonisht serioze” dhe kërkoi “përmbajtje dhe shmangie nga përshkallëzimet e mëtejshëme”./rel

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?