KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fitorja në Arbitrazh kundër Devollëve, Zogiani: Prokuroria, hetuesia ka tepër shumë punë me këtë rast
Politikë

Fitorja në Arbitrazh kundër Devollëve, Zogiani: Prokuroria, hetuesia ka tepër shumë punë me këtë rast

Kosova News
Kosova News 09:16 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Drejtësisë, përmes Avokaturës Shtetërore së bashku me ekipin mbrojtës të Squire Patton Boggs kanë arritur fitoren e radhës për Kosovën në arbitrazhin ndërkombëtar, duke mposhtur pretendimet e ngritura kundër Kosovës, kështu ka bërë të ditur dje kryeministri Albin Kurti

Në fakt dje është fituar një arbitrazh shumë i rëndësishëm i ndërlidhur me Telekomin, përkatësisht Dardafon-Zmobile.

Kurti: Kosova fiton rastin në Gjykatën e Arbitrazhit ndaj Blerim Devollit, u shpëtuan 45 milionë euro

Nga fitorja e Kosovës në arbitrazh në rastin “Dardafon”, shtetit i janë shpëtuar 45 milionë euro kësaj radhe.

E pas kësaj ka pasur reagime të shumta dje nga qeveritarët, ndërsa sot këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Avni Zogiani tha se kjo kontratë (Telekom-Dardafon) qe lidhur duke qenë e ditur, e sigurtëë, se do ta dëmtoje rënd kompaninë publike e do te favorizojë interesat klienteliste PDK-LDK-AAK-Devoll.

“Pothuajse pa asnjë investim grupi i interesit,  Devolli Group, zhvati Telekomin e Kosovës, dhe bashkë me shumë kontrata tjera, e solli këtë kompani nga një ndërmarrje të suksesshme me 200 milionë euro dividende (2008), ne një kompani që nuk arrinte të paguante as pagat”, ka thënë Zogiani.

Për më tepër, siç thotë Zogiani në një arbitrazh të mëhershëm për këtë çështje, ka qenë fshehtësi publike që përfaqësimi i Telekomit nuk u bë, edhe pse një kompani ligjore e themeluar dyshimtë në France mori pagesën për përfaqësim.

“Sot është e vështirë të pritet nga një sistem drejtësie që liron vrasës, të vendosë drejtësi për situata të tilla si kjo me Telekom.  Mirëpo, sa për ta shënuar, doja të ritheksoja se Prokuroria, hetuesia ka tepër shumë punë me këtë rast”, ka shkruar mes tjerash Zogiani.

Haxhiu pas fitimit të rastit kundër Devollëve në Arbitrazh: Ia shpëtuam Kosovës 145 milionë euro në tri rastet e fundit

Gjithashtu lexoni:

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë
09:29 -19/06/2026
Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit
09:27 -19/06/2026
Podujeva shënon Ditën e Çlirimit
08:56 -19/06/2026
Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë
08:55 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?