Ministri Murati jep statistikat e fundit për punësimet e të rinjve nga “Superpuna” – edhe 4700 pozita të lira
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se aktualisht në paltformën ‘Superpuna’ janë 4700 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.
Ai ka thënë se për vetëm dy muaj në këtë platformë kanë aplikuar me mijëra punëkërkues dhe punëdhënës.
“Janë mbi 6,400 punëkërkues të verifikuar, si dhe mbi 3,700 biznese të regjistruara. Aktualisht janë 4700 pozita të lira, kurse janë 2000 marrëdhënieve pune të krijuara”, ka thënë Murati.
Më 6 shkurt Qeveria e Kosovës e ka lansuar platforma për punësimin e të rinjve në Kosovë e quajtur “Superpuna”.
Sipas ministrit Murati, pilotimi i platformës do të jetë një mbështetje prej gjashtë muajsh për secilin të ri me pagë minimale prej 264 euro që sigurohet nga Qeveria e Kosovës.
Përveç kësaj shume prej 264 euro, të punësuarit mund të marrin e pagesën nga punëdhënësi.