Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se dy kontrollorët e avionëve që pothuajse u përplasën në shkurt të këtij viti janë liruar nga detyra.
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Ministri Aliu ka thënë se hetimet tashmë kanë nisur.
“Jemi njoftuar sipas procedurave se dy kontrollorët e përfshirë në incident janë liruar nga detyra menjëherë pas incidentit. ASHNA-së ka filluar hetimet e këtij incidenti sipas kërkesave të dala nga legjislacioni në fuqi dhe ka kërkuar leje me datën 27 shkurt për të dhënat e radarit të cilat janë dhënë nga drejtori i ASHNA-së…”, ka deklaruar ai.
Ai u pyet nga deputetja Musliu për masat lidhur me incidentit për të cilat dha se do të mire pas përfundimit të hetimeve.
“Duhet t’a vlerësojmë se çfarë ka ndodhur saktë. Nuk duhet as të ngutemi të deklarojmë se ka pasur ndonjë rrezik ose jo, mendoj që njoftimet në media kanë qenë të dëmshme dhe të tepruara, mendoj që hetimi do ta tregojë…pasi që të marrim raport të saktë, do të marrim edhe masat e duhura”.


