KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Speciale i kërkon Kosovës të krijojë fond për dëmshpërblim të viktimave
Siguri

Gjykata Speciale i kërkon Kosovës të krijojë fond për dëmshpërblim të viktimave

Kosova News
Kosova News 13:16 -06/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Speciale i ka kërkuar shtetit të Kosovës të krijojë një mekanizëm për zhdëmtim, me qëllim që të kompensohen plotësisht viktimat e krimeve të luftës, për të cilat do të vendosë kjo gjykatë.

Pas vendimit që viktimat në rastin e Salih Mustafës të dëmshpërblehen me mbi 200 mijë euro, trupi gjykues ka dhënë vërejtje në ligjin e Kosovës për të trajtuar dëmet dhe lëndimet e pësuara në kontekst të luftës.

“Trupi gjykues vuri re që Kosova nuk ndërmori asnjë hap për t’u përgatitur për nevojën për të mundësuar zhdëmtimin e viktimave të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Kosova parashikoi nevojën ta mbështetë mbrojtjen e të dyshuarve dhe të akuzuarve para DHSK-së. Vërejti se legjislacioni i Kosovës që trajton dëmin dhe lëndimet e pësuara në kontekstin e luftës në Kosovë, u referohet viktimave të forcave të armikut dhe jo të gjitha viktimave. Për mendimin e trupit gjykues, këto ligje krijuan diskriminim mes viktimave të kësaj lufte. Është e rëndësishme t’i kujtojë Kosovës detyrimet e saj në lidhje me të drejtat e viktimave për mjet juridik efektiv. Trupi gjykues i bëri thirrje Kosovës të miratojë ligjet e nevojshme dhe të krijojë mekanizëm për zhdëmtim me qëllim kompensimin e plotë të viktimave të krimeve. Trupi gjykues nënvizoi se në krijimin e një mekanizmi për zhdëmtim duhet shqyrtuar mundësia e financimit të tij përmes buxhetit të Kosovës, meqë mbrojtja e të dyshuarve dhe të akuzuarve para DHSK-së financohet përmes atij buxheti. Trupi gjykues vlerëson se një përdorim i barabartë i buxhetit do të promovonte mandatin e DHSK-së”, ka thënë trupi gjykues të enjten.

Kjo gjykatë ka rekomanduar fondin për viktimat e krimeve të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, “në rast se Kosova nuk i përmbush detyrimet që i ka ndaj viktimave brenda një kohe të arsyeshme përmes krijimit të një mekanizmi për zhdëmtim”.

“Fondi duhet të mbështetet financiarisht para se gjithash nga Kosova dhe shtetet donatorë të tjerë që dëshirojnë të ofrojnë mbështetje viktimave”, ka thënë trupi gjykues.

Në dhjetor të vitit të kaluar Salih Mustafa është shpallur fajtor për krime lufte që sipas vendimit kanë ndodhur në kompleksin në Zllash në vitin 1999. Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim si dënim i njësuar. Dëmshpërblimin do ta marrin 8 viktima.

207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e Salih Mustafës

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Kosova News 06/04/2023 06/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla
16:51 -07/06/2026
Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së
16:48 -07/06/2026
Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje
16:43 -07/06/2026
Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?