KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi numëron pesë “siguresa” që vetëmenaxhimi nuk është “Zajednicë” – përplaset me deputetet Kica-Xhelili dhe Musliu-Shoshi
Politikë

Bislimi numëron pesë “siguresa” që vetëmenaxhimi nuk është “Zajednicë” – përplaset me deputetet Kica-Xhelili dhe Musliu-Shoshi

Kosova News
Kosova News 11:10 -06/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për punë të jashtme dhe diasporë, ka numëruar pesë “siguresa” që, sipas tij, do të jenë të mjaftueshme të tregojnë se “vetëmenaxhimi i serbëve” nuk ka lidhje me “Zajednicën”.

Bislimi ka thënë se janë pesë kritere të cilat janë vendosur në Bruksel për të parë nëse është i pranueshëm drafti për Asociacionin.

“Kompetencat e mekanizmit për ushtrimin e vetëmenaxhimit të drejtave të komuniteti serb, ka dakordim të plotë në Bruksel që do jenë 5 kritere përmes të cilave do të shihet a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti që propozon ekipi menaxhues. E para është a parasheh ky draft një shtresë të re të qeverisjes, nëse parasheh shtresë të re të qeverisjes nuk konsiderohet si i pranueshëm për diskutim të mëtejmë. Dy, a propozon të drejta kolektive, nëse po e merr epitetin e një drafti të papranueshëm. Tre, në ç’masë është në harmoni me marrëveshjet e 2015-s dhe 2013-s. Katër, në ç’masë është në harmoni me vendimin e Kushtetueses së vitit 2015 dhe pesë në ç’masë është në harmoni me letrën që Mogherini i ka dërguar Qeverisë së Kosovës ku i tregon çfarë kompetenca mund të jetë e çfarë jo asociacioni për implementim”, ka thënë ai.

Bislimi këto pesë kritere i ka quajtur siguresa të mjaftueshme që vetëmenaxhimi nuk ka lidhje me “Zajednicën”.

“Për mua janë pesë siguresa të mjaftueshme që ky lloj i vetëmenaxhimit nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur ‘Zajednicë’”.

Bislimi u reagon opozitës, i jep përgjigje Kica- Xhelilit dhe Musliu-Shoshin e akuzon se po merr instruksione me telefon

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për punë të jashtme dhe diasporë ka debatuar me deputeten e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e me atë të PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu.

Bislimi i reagoi Kica-Xhelilit pasi ajo e pyeti për marrëveshjen e dakorduar, ndërsa ia përmendi edhe “Parimin e Namibisië”.

“Nëse në vitin 2015 ju jeni dakorduar që veturat tuaja mund të shkojnë në Serbi vetëm me stikersa e jo me targa RKS e KS, dhe kjo marrëveshje tash thotë se Serbia i njeh targat RKS e Kosova i njeh targat e Serbisë, a e tejkalon kjo marrëveshjen e kaluar? Apo duhet të vazhdojmë me stikersa? Këso interpretimi të palogjikshëm juridik nuk kam dëgjuar, kërkoj shumë ndjesë”, ka thënë Bislimi.

E ndaj kësaj reagoi sërish Doarsa Kica-Xhelili, që tentoi të ndërhynte e të bënte pyetje shtesë.

E Bislimi ka thënë se është hera e parë që dëgjon një interpretim që asterisku qenka mirë.

“Me marrë prej fusnotës një fjali e me thonë kjo është fusnota, është paragjykim. Pse s’po i referohesh Rezolutës 1244. Është interpretimi i vetëm që kam dëgjuar deri sot, që thotë se asterisku ka qenë mirë për Kosovën e heqja e tij është keq. Kjo i bie që duhet të falënderojmë kryenegociatorët tonë në Bruksel që kanë luftuar si luana me marrë asteriskun. Ne për shkak të asteriskut kemi refuzuar të merrnim pjesë edhe në takime rajonale, Serbia ka luftu me heq asteriskun”, tha Bislimi. “Në nenin 2 thotë se palët do të udhëhiqen nga qëllimet e principet e vendosura në Kartën e OKB-së në veçanti ato të barazisë suvrene të shteteve, jo të pjesëve të shteteve, por të shteteve, respektim për pavarësinë e tyre, jo fake pavarësi, por të tyre. S’po flet për Namibinë. Kosova e Serbia po dakordohen me zbatu parimin që respekton pavarësinë e tyre, autonominë e integritetin territorial. Nëse ndonjë nga këto fjalë është problematike, atëherë luftojma ta heqim. Por, Serbia luftonte me i heq”.

Më pas Bislimi reagoi edhe ndaj deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, madje e akuzoi atë se po merr instruksione me telefon.

“Kemi refuzuar pjesëmarrje në takime për asterisk, tash po thu pse me heq. Se di sa merr vesh, sa kupton. Mua më dhemb asterisku. Por, nuk e kom ditë juve që ju do asterisku, është shqetësuese”, tha Bislimi.

Pasi i ndërhyri Musliu-Shoshi, reagoi Bislimi.

“Unë thash, pasi po rrini në në telefon e po merrni instruksione a s’po di çfarë. Thash se dakordimi në Bruksel, është te pika 10, të evidentohen, cilat marrëveshje janë tejkaluar. Po ashtu thash, e duhet me kuptu, se nuk hyn me automatizëm. Në momentin që jemi tash, nuk kanë hyrë me automatizëm, duhet caktuar sekuencimi”, tha Bislimi, e pas kësaj ai u larguar nga Komisioni, ndonëse u kërkua të bëhej pyetje shtesë.

Musliu-Shoshi derisa po largohej reagoi, duke e quajtur Bislimin të papërgjegjshëm.

“Kur mungon argumenti qohet me gënjeshtra. Andin Hoti ka thënë se nuk ka informata sa i përket të drejtave të njeriut, sepse ato i keni ju e nuk ia delegoni atij. Më 14 mars e kemi dërguar kërkesën por t’i e ke refuzu, sepse nuk je i përgjegjshëm”.

Me largimin e Bislimit, u larguan më pas edhe dy deputetet, Doarsa Kica-Xheleli e Ariana Musliu-Shoshi.

Gjithashtu lexoni:

“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm”, Gërvalla: Presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

Gërvalla: Do të presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Kosova News 06/04/2023 06/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Pjesë e ISIS-it më pas i riatdhesuar – Kush është Hysri Selimi që sot u dënua me 6 vite burgim për spiunazh nga Kosova në Serbi
11:37 -15/06/2026
“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm”, Gërvalla: Presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione
11:34 -15/06/2026
Gërvalla: Do të presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione
11:33 -15/06/2026
Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë
11:31 -15/06/2026
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran
11:15 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?