Deputetët e Listës Serbe janë kthyer në Kuvendin e Kosovës, pas pesë muajsh mungesë.
Të enjten ata kanë zënë ulëset e tyre në Kuvend.
Duke se frika nga humbja e mandateve ka bërë që deputetet e Listës Serbe të kthehen sot në sallën e Kuvendit dhe të qëndrojnë për disa minuta, sa për t’u evidentuar prania e tyre.
Betimi i këtyre deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, është bërë më 17 nëntor 2022. Këta zëvendësuan ata të parët që dhanë dorëheqje si shenjë revolte pse Qeveria e Kosovës vendosi që mos të lejojë më qarkullimin e targave ilegale në veri të vendit.


