KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksion policor kundër krimit të organizuar – Bastisje e arrestime në Prishtinë e Pejë
Siguri

Aksion policor kundër krimit të organizuar – Bastisje e arrestime në Prishtinë e Pejë

Kosova News
Kosova News 09:58 -06/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Njësitet policore kundër krimit të organizuar kanë zhvilluar një aksion në Prishtinë e Pejë, me ç’rast janë vënë në pranga dhjetë  persona të dyshuar, kurse edhe gjashtë të tjerë mbeten në kërkim policor.

Policia me urdhëresë të Prokurorisë e Gjykatës përveç që ka arrestuar disa persona të dyshuar edhe ka kryer kontrollin e disa lokacioneve.

Kjo për shkak të dyshimit se ata ishin të përfshirë në veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione (vendbanime dhe lokale), janë ndaluar dhjetë (10) persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë (15) të tjerë, në cilësinë e të dyshuarve.

Këta të fundit, janë liruar në procedurë të rregullt, pasi të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online.

Gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: Para të gatshme – 4,423.00 euro, 2 aparate të lojërave të fatit, 25 telefona mobilë, 2 kompjuterë laptop, 2 DVR  si dhe materiale/dokumente relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit kompetent,  dhjetë (10) të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

NJOFTIMI I PLOTË NGA POLICIA:

Drejtoria kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës vë në pranga dhjetë (10) persona të dyshuar, gjashtë të tjerë mbeten në kërkim policor

Prishtinë, 6 prill 2023

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të Policisë së Kosovës, me autorizim të Prokurorit të Shtetit – Prokuroria Speciale e Kosovës dhe në mbështetje të njësive të specializuara policore (NJRSH, njësitë e Krim teknikës) ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për arrestimin e personave të dyshuar dhe kontrollin e disa lokacioneve, për shkak të dyshimit se personat e dyshuar kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Operacioni policor është realizuar në dy rajone të Republikës së Kosovës (Prishtinë dhe Pejë).

Ky operacion policor është zhvilluar pas hetimeve disa mujore, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore.

Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione (vendbanime dhe lokale), janë ndaluar dhjetë (10) persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë (15) persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online.

Gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

Para të gatshme – 4,423.00 euro.

Aparatet e lojërave të fatit – 2 copë

Telefona mobilë – 25 copë

Kompjuterë laptop – 2 copë

DVR – 2 copë si dhe

Materiale/dokumente relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit kompetent dhjetë (10) të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Gjithashtu lexoni:

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Kosova News 06/04/2023 06/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
18:15 -13/06/2026
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
17:21 -13/06/2026
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
17:05 -13/06/2026
Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve
17:03 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?