KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » James Rubin për Marrëveshjen e Ohrit: Normalizimi është i mundur, por kur njëra palë i do të gjitha marrëveshja nuk funksionon
Politikë

James Rubin për Marrëveshjen e Ohrit: Normalizimi është i mundur, por kur njëra palë i do të gjitha marrëveshja nuk funksionon

KosovaNewss
KosovaNewss 23:24 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-diplomati amerikan dhe ish-këshilltari i sekretares amerikane, Madeleine Albright, i cili ka qenë edhe pjesë aktive e bisedimeve në Rambuje, James Rubin, e ka komentuar marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se kur njëra palë i do të gjitha, atëherë marrëveshja nuk funksionon.

Megjithatë, për Rubin kjo është një kohë e shpresës së madhe për Ballkanin.

 “Marrëveshja jep një mundësi për t’i dhënë fund konfliktit, mospajtimeve, vuajtjeve dhe ecjes përpara drejt një të ardhme të ndritshme, në mënyrë që fëmijët të rriten normalisht duke mos u brengosur se kush kujt çfarë i bërë në të shkuarën”, ka deklaruar ai për N1, transmeton Gazeta Express.

Rubin ka thënë se është e lehtë të shkaktohen tensione, prandaj sipas tij, secila palë duhet të luajë rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ai ka thënë se nëse njëra palë do të kërkojë të marr gjithçka, marrëveshja mes dy shteteve nuk mund të funksionojë.

“E lehtë është të shkaktosh trazira, të ankohesh, të kërkosh që të marrësh 100%. Nësa njëra palë kërkon që të marr gjithçka, s’do të funksionojë. Duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja, Kosovën dhe Serbinë. Liderët duhet të marrin vendime të vështira për të ecur drejt normalizimit që tani është i mundshëm”, ka deklaruar ai.

“Sot, është e mundur me marrëveshjet që janë arritur”, ka potencuar ai.

Rubin ka thënë se liderët duhet t’ua tregojnë të vërtetën popujve të tyre, që asnjëra palë nuk mund të marr gjithçka që kërkon.

“Mendoj se ka një mundësi. Mundësia janë negociatat, të cilat do të normalizojnë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, gjë e cila është e mundur nëpërmjet lidershipit dhe vendimeve të forta”, ka shtuar ai.

Rubin, gjatë kësaj paraqitjeje, ka bërë të ditur se së shpejti mund ta vizitojë Ballkanin.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot

KosovaNewss 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?