KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bosch: Raporti i Dick Martyt ishte i tmerrshëm, Qeveria e Kosovës gaboi që nuk e tha këtë
Politikë

Bosch: Raporti i Dick Martyt ishte i tmerrshëm, Qeveria e Kosovës gaboi që nuk e tha këtë

Kosova News
Kosova News 23:13 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka dhënë mendimin e tij lidhur me Gjykatën Speciale, ku po akuzohen ish-krerët e UÇK-së për “krime kundër njerëzimit”.

Bosch fillimisht ka komentuar mënyrën se si askush nuk guxoi të dalë kundër raportit të Dick Martyt, sepse kjo kishte ndodhur një herë ndaj një raporti të tij për qendrat e paraburgimit në ShBA dhe raporti kishte dalë i vërtetë, kështu që të gjithë hezituan kur erdhi raporti për Kosovën.

“Më lejoni të them se çka mendoj për këtë Gjykatën Speciale. Në 2010 z.Marty doli me një raport, për Kuvendin parlamentar të Këshillit të Evropës. Ai kishte një reputacion, sepse më herët kishte pasur një raport për qendrat e paraburgimit në SHBA, të gjithë mendonin se ishin gjëra të kota, por dolën të vërteta dhe kishte një reputacion të mirë. Kur doli me këtë raport askush nuk guxoi të thoshte se kjo ndoshta nuk ishte e vërtetë, sepse kishin thënë më herët, por tani nuk mundeshin. Shumë njerëz e besuan këtë raport, ishte i tmerrshëm, sepse pjesa kryesore e këtij raporti kishte të bënte me trafikim organesh dhe po të kishte qenë e vërtet do të ishte e tmerrshme. Atëherë njerëzit thanë se kjo çështje duhet hetuar”, ka thënë ai për Kanal10.

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, ka kritikuar edhe Qeverinë për qëndrimin e saj ndaj këtij raporti, duke thënë se ajo gaboi atëherë, sepse nuk bëri vetë hetimet.

“Atëherë mendoj se Qeveria e Kosovës gaboi se do duhej të kishte thënë se ky është raport i tmerrshëm, nuk është i vërtetë dhe ne vetë do duhej t’i bënim këto hetime. UNMIK-u kishte hetuar dhe kishte dal se nuk kishte asgjë. Prokurori kryesor kishte qenë Johanes. Ai më tha mua se s’kishte asgjë të vërtet për të hetuar. Atëherë Qeveria do duhej të kishte kërkuar Johanes që të hetonte edhe një herë”.

“Në 2015 vendosen të themelojnë këtë Gjykatë Speciale por, njëkohësisht edhe z.Williamson ishte duke hetuar gjitha këto akuza për të parë se a kishte prova të mjaftueshme për të dëshmuar trafikim organesh, por çfarë doli ishte se nuk kishte trafikim organesh, që ishte arsyeja kryesore se përse u bë kjo gjykatë.”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Kosova News 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?