KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi paraqitet nga Brukseli, tregon se a u diskutua për Asociacionin dhe targat
Politikë

Bislimi paraqitet nga Brukseli, tregon se a u diskutua për Asociacionin dhe targat

Kosova News
Kosova News 20:39 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Bruksel ka përfunduar takimi trepalësh në mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Pas këtij takimi, ku u diskutua zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, Bislimi ka paralajmëruar për mundësinë e një takimi në nivel të liderëve të të dyja vendeve, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, brenda muajit prill.

 “Pati një dakordim mes palëve që takimi i radhës të niliet të lartë politik të mbahet më 22 prill. Mirëpo kjo në momentin e fundit nuk është shumë e sigurtë, pasi ka indikacione që presidenti i Serbisë të mos jetë i gatshëm për këtë datë”, ka thënë ai.

Tutje Bislimi ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për prezantimin e draftit fillestar të grupit të menaxhmentit lidhur me vetëmenaxhimin e komunave me shumicë serbe. Ai po ashtu ka treguar edhe për çështje tjera të folura në takim.

“Ideja është që të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit.  Ka pak paqartësi se si duhet të ecë procedura, kujt duhet t’i prezantohet së pari e si. Pastaj kemi diskutuar për çështje të tjera aktuale, si ajo e energjisë. Edhe për shembull, kemi diskutuar edhe për çështjen e targa se si po ecën implementimi. Kam treguar se regjistrimi  deri në fund të marsit po ecë mirë, por pas djegies së makinave ka pasur kërkesa nga Serbia që Kosova të tregojë vullnet të mirë dhe të mos vendosë masa. Mendoj se kjo punë ka kaluar, nuk duhet të diskutohet për targa por të zbatohet. Po ashtu, cka është më e rëndësishmja, kemi diskutuar për mënyrën se si duhet të sekuencohet hapat e ardhëm të marrëveshjes bazike si njohja e diplomave, gjetja e të pagjeturve, mosobstruksioni i Kosovës në organizata ndërkombëtare e të tjera”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kosova News 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?