KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti fton Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në Kosovë
Politikë

Kurti fton Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 20:34 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në ndërtesën e Qeverisë për një takim bilateral, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, që krahas stafit të tij, po shoqërohej nga ambasadorja jo-rezidente për Kosovë, Nabila Al Shamsi.

Falënderues për vizitën, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj Kosovës dhe popullit të saj, në ditët më të vështira si refugjatë në vitin 1999, për mbështetjen pas shpalljes së pavarësisë si shtet sovran, dhe për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe. Mirënjohje të veçantë shprehu për Spitalin e Fëmijëve “Sheikha Fatima” në Prishtinë, që u ndërtua me mbështetjen financiare të Emirateve të Bashkuara Arabe, e i cili u inaugurua në shtator të vitit 2021.

Ai e njoftoi për zhvillimet në vend, rezultatet e qeverisjes përgjatë dy viteve të saj, dhe për karakteristika që e bëjnë Kosovën vend të përshtatshëm dhe tërheqës për investitorë.  Duke i ftuar që të hulumtojnë mundësitë për investime që Kosova ofron, ai gjithashtu i njoftoi me projektet infrastrukturore në fushën e transportit, dhe për planet dhe mundësitë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, në të cilën fushë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përvojë të shquar.

Në takim, u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj, që u arrit në Ohër me 18 mars, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ministri Zayed Al Nahyan, i cili u shpreh i lumtur që po viziton prapë Prishtinën, falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen, bashkëpunimin dhe për raportet e shkëlqyeshme bilaterale.

Përkrah kryeministrit, në takim ishin zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe deputeti i Kuvendit, njëherësh nënkryetari i Grupit të Miqësisë me Emiratet e Bashkuara, Armend Muja.​

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Përparim Rama pak ditë më parë e promovoi me pompozitet, në fakt rruga “Gjergj Balsha” në lagjen Arbëria është në gjendje të mjerueshme

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Kosova News 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?