KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 74-vjetori i themelimit të NATO-s, Kurti: Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s
Politikë

74-vjetori i themelimit të NATO-s, Kurti: Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s

Kosova News
Kosova News 12:13 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përvjetorin e 74-të themelimit të NATO-s, ka shkruar se megjithëse ende nuk është anëtare e NATO-s, Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e saj.

Tutje, përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar për historinë e kësaj organizate, si dhe ndihmën që ajo i ofroi Kosovës gjatë luftës.

“Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë. 

Ato ditë, për shkak të thirrjes në ndihmë NATO-s, shqiptarët e Kosovës janë mbase populli i vetëm që është vrarë edhe si hakmarrje ndaj NATO-s. “Ku është NATO?” dhe “Ku e keni NATO-n?”, janë dy fraza që ushtarët dhe policët serbë ua kanë thënë në mënyrë të përsëritur shqiptarëve në Kosovë”, shkroi Kurti.

Postimi i plotë:

Megjithëse ende nuk është anëtare e NATO-s, mes vendeve aspirante për anëtarësim në këtë traktat, Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s! Ky kapitull historie duhet kujtuar veçanërisht në datën historike të 4 prillit, sikur sot, kur shënohet përvjetori i 74-të i themelimit të NATO-s. Më 4 prill 1949, në Ëashington D.C., një komitet i kryesuar nga diplomati amerikan Theodore Achilles, hodhi firmat në dokumentin themeltar të kësaj aleance që u emërtua: North Atlantic Treaty Organization apo sipas akronimit NATO. Fillimisht, ky traktat kishte 12 shtete anëtare. 

Në tekstin hyrës që i paraprinë dokumentit themeltar prej 14 pikash të këtij traktati, shkruhet që: “Palët në këtë Traktat ripohojnë besimin e tyre në qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara si edhe dëshirën e tyre për të jetuar në paqe me të gjithë popujt dhe qeveritë. Ato janë të vendosura që të ruajnë lirinë, trashëgiminë e përbashkët dhe qytetërimin e popujve të tyre, të ngritura mbi themelet e parimeve të demokracisë, lirisë së individit dhe shtetit ligjor.” 

Sfondi politik ndërkombëtar kur u themelua NATO-ja, ishte ai i një epoke kur bota ishte ende e sapodalë nga Lufta e Dytë Botërore. Europa Perëndimore po rindërtohej përmes Programit Evropian për Rimëkëmbje apo Planit Marshall, duke mundësuar integrimin ekonomik mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq andej “perdës së hekurt”, vendet e Europës Lindore, satelite të Bashkimit Sovjetik të drejtuar nga diktatura staliniste, mbetën jashtë këtij plani. Kjo e thelloi ndarjen mes Lindjes dhe Perëndimit, duke vendosur konturet e Luftës së Ftohtë për 50 vitet e ardhshme, deri në rënien e Murit të Berlinit më 1989.

Si kundërpeshë ndajt traktatit të NATO-s, gjashtë vite më pas, më 14 maj 1955, në Varshavë, tetë shtete socialiste, mes të cilëve edhe Shqipëria që po jetonte një regjim diktatorial socialist, themeluan Traktatin e Varshavës. Më 1968, pas invazionit të trupave të këtij traktati në Çekosllovaki, Shqipëria doli nga Traktati i Varsshavës. 41 vite më pas, më 1 prill 2009, Shqipëria demokratike do të bëhej anëtare e NATO-s, duke e përforcuar fuqishëm strukturën ndërkombëtare të sigurisë për shtetin dhe kombin shqiptar. Që nga atëherë e deri sot, sipas një praktike ndërkombëtare që ndjekë parimin alfabetik, ekzonimi ndërkombëtar i Shqipërisë, “Albania”, që për 13 vite kishte qenë i pari në Traktatin e Varshavës, gjatë këtyre 14 viteve të fundit, radhitet i pari mes emrave të 30 shteteve anëtare të NATO-s.

Sot, në përvjetorin e 74-të të NATO-s, kësaj aleance po i bashkohet edhe shteti i 31-të anëtar: Finlanda! Kjo po vjen teksa Ukraina e ndihmuar nga aleatë perëndimorë, po lufton duke u mbrojtur nga invazioni rus. Lufta në Ukrainë sot, është realiteti faktik më i qartë për rëndësinë e ekzistencës së një aleance ushtarake mes vendeve të demokracive perëndimore euro-atlantike sikur NATO-ja.

24 vite më parë, në prag të përvjetorit të 50-të të themelimit të NATO-s, më 24 mars 1999, NATO nisi operacionin ushtarak më të madh në historinë e kësaj aleance deri atëherë. Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë. 

Ato ditë, për shkak të thirrjes në ndihmë NATO-s, shqiptarët e Kosovës janë mbase populli i vetëm që është vrarë edhe si hakmarrje ndaj NATO-s. “Ku është NATO?” dhe “Ku e keni NATO-n?”, janë dy fraza që ushtarët dhe policët serbë ua kanë thënë në mënyrë të përsëritur shqiptarëve në Kosovë, gjatë dëbimit dhe masakrave të kryera prej tyre mbi shqiptarët në pranverën e vitit 1999. Fushata ajrore e NATO-s e pasuar nga ndërhyrja ushtarake tokësore, erdhi si një ndërhyrje e shumëkërkuar dhe e shumëpritur që bashkë me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i sollën lirinë Kosovës. Që nga atëherë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, është partneri kryesor i institucioneve të Kosovës për siguri në vend.

24 vite pas luftës në Kosovë, fundi i së cilës u përshpejtua pikërisht nga NATO-ja, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tashmë janë përfshirë në misione paqeruajtëse përkrah trupave amerikane. Teksa po kalon nëpër një fazë të transformimit në ushtri me aftësi komplete ndërvepruese luftarake dhe kapacitete të plota ushtarake, trupat e FSK-së po vazhdojnë të trajnohen sipas kritereve të NATO-s dhe të rriten e aftësohen për luftë moderne, krah ushtrive të vendeve të NATO-s, ku Kosova aspiron të anëtarësohet sa më parë.

Bashkë me kujtimet plot mirënjohje që Kosova ruan për historinë e angazhimit të NATO-s për tu çliruar, Republika e Kosovës do të vazhdojë të ndjekë hapat e nevojshëm brenda institucioneve të saj dhe në arenën ndërkombëtare, drejt anëtarësimit tonë në NATO. Në Defender Europe 21 morëm pjesë me 330 ushtarë, ndërkaq këtë pranverë në Defender Europe 23 do të marrim pjesë me 1.365 ushtarë.

Gjithashtu lexoni:

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Kosova News 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua
09:35 -15/06/2026
Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
09:33 -15/06/2026
SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës
09:06 -15/06/2026
Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”
09:03 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?