KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Rasti i 53-milionëshit”, akuzat për Pal Lekajn dhe zyrtarë të tjerë – dëgjohet deputetja Albena Reshitaj
Siguri

“Rasti i 53-milionëshit”, akuzat për Pal Lekajn dhe zyrtarë të tjerë – dëgjohet deputetja Albena Reshitaj

Kosova News
Kosova News 15:26 -03/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në rastin e njohur si “Rasti i 53 milionë eurove”, ku ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në cilësi të dëshmitares është dëgjuar Albena Reshitaj, deputete nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Reshitaj ka thënë se gjatë vitit 2017 ka qenë në pozitën e Ministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor nga 11 shtatori deri më 1 gusht 2018.

E pyetur nga prokurori special Valdet Gashi lidhur me projektin kapital për autostradën Prishtinë-Hali i Elezit R6, Reshitaj tha se ajo kishte qenë anëtare e komitetit ndërministror i cili ishte përbërë edhe nga anëtar të tjerë të kabinetit qeveritar të ministrive të tjera, ndërkaq kryesues i këtij komiteti tha se kishte qenë Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, lidhur me çështjen e nënshkrimit të marrëveshjes së aneks kontratës mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe “Betchel Enka”, ajo tha se për shkak të agjendës të saj në njërën prej takimeve kishte deleguar zëvendësministrin Fatmir Matoshi, për të cilin tha se nuk i kishte dhënë ndonjë informatë lidhur me ndonjë aneks kontratë.

Po ashtu, Reshitaj tha se nuk i kujtohet nëse kishte pasur ndonjë konsultim paraprak nga ministri Pal Lekaj lidhur me këtë aneks kontratë.

E pyetur nëse i është prezantuar ndonjëherë në takim kjo marrëveshje e nënshkruar, Reshitaj tha se ajo që nga takimi i parë kishte kërkuar që të pajiset më dokumentacion me të cilin më pas ishte marrë grupi i këshilltarëve ligjor brenda ministrisë.

Ndërkaq, lidhur me kërkesën për kompensimin në shumën prej 63 milionë euro pranë Ministrisë së Infrastrukturës nga kompania “Betchel Enka”, dëshmitarja Reshitaj tha se ajo si anëtare e komitetit ndërministror kishte kërkuar sqarime dhe kishte kërkuar që të pajiset me dokumentacion në konsultim me zyrtarët ligjor në mënyrë që të njëjtit ta analizonin dhe të kishin një mendim.

Reshitaj tha se ajo nuk kishte votuar “Pro” këtij dokumentacioni.

“Për shkak të mungesës së shkresave nuk kam votuar pro, më vonë jemi pajisur, pra zyrtarët kanë marrë dokumentacionin dhe e kanë analizuar, dhe më kanë sugjeruar që të kërkojmë një opinion ligjor nga ekspert të fushës brenda administratës të Ministrisë së Infrastrukturës”, tha Reshitaj.

Sipas saj, opinioni ligjor nga ekspert të fushës kishte qenë i rëndësishëm meqenëse ishte diskutuar për një arbitrazh që mund të shkonte lënda e që shteti i Kosovës do të duhej të paguante shuma marramendëse.

“Këtë edhe e kam kërkuar gjatë takimeve dhe në fund është vendosur që të mos votohet si komitet por të procedohet për qeveri për vlerësim dhe votim në mbledhjet e Qeverisë së Kosovës”.

Ndërkaq, e pyetur se cilat kishin qenë argumentet që ajo është bindur për nënshkrimin e këtij rekomandimi, Reshitaj tha se në mbledhjen e parafundit e cila ishte mbajtur në zyrën e kryeministrit, në të cilin tha se kishte shkuar me vonesë, ishtë diskutuar që do të duhej t’i kishin të qartësuara procedurat për të vazhduar tutje dhe është marrë vendimi që të rekomandohet qeveria për vlerësim dhe aprovim.

Sipas saj, duke pasur parasysh që edhe kryeministria ka mundësi të bëjë filtra ligjor, ajo tha se ka besuar që janë shtjerrë të gjitha filtrat ligjor brenda ministrisë dhe është sjellë në qeveri për votim.

“Kjo ka qenë arsyeja pse unë kam shkuar për të proceduar këtë raport në qeveri kurse asesi skam votuar asnjëherë që komiteti të vendosë për këtë shumë, arsyeja e vetme që më ka bind që unë të nënshkruaj ka qenë vetëm ta nënshkruaj raportin për tu proceduar për vlerësim dhe vendim në Qeveri. I vetmi nënshkrim i imi ka qenë aty”, ka thënë Reshitaj.

Tutje, Reshitaj tha se nuk i kujtohet nëse kishte qenë e kontraktuar kompania mbikëqyrëse “Hill International” lidhur me këtë projekt.

Ajo tha me mirëbesim kishte vendosur që të procedohet tutje në Qeveri për vlerësim dhe vendim pasi që për aq sa i kujtohet, ministri Lekaj i kishte thënë se kanë një opinion ligjor.

Pas kësaj, seanca është ndërprerë për shkak të obligimeve të dëshmitares Reshitaj në Fakultetin e Mjekësisë, për të vazhduar me dëshminë e saj përsëri në sesionin e pasdites.

Pas saj, në cilësi të dëshmitarit pritet të dëgjohet edhe ish-ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani.

Ndryshe, edhe në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Ndërsa, më 19 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më 18 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjithashtu lexoni:

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë

Gjendet pa shenja jete një person

Kosova News 03/04/2023 03/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte
14:15 -27/07/2026
Haxhiu takon përfaqësuesit e “Albanians for America”
13:48 -27/07/2026
Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
13:45 -27/07/2026
Dogana ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit, dyshohet se rrezikonin shëndetin e qytetarëve
13:05 -27/07/2026
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik
12:19 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?