Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.
Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi, bëri të ditur se në këtë takim u diskutua për reformat në sistemin e drejtësisë, progresin e arritur në këtë drejtim si dhe hapat e mëtutjeshëm në realizimit të objektivave sa i përket sektorit të drejtësisë.
Haxhiu dhe Angili, po ashtu diskutuan edhe për bashkëpunimin dypalësh, në fushën e drejtësisë dhe sigurisë si dhe rritjen e mundësive për shkëmbim të përvojave në mes të dy shteteve.
Ministrja Haxhiu tutje ka uruar ambasadorin Angli për përgjegjësitë e reja dhe njëherit e falënderoi për mbështetjen e palëkundur që Turqia i ka dhënë dhe vazhdon ti jep Kosovës në fusha të ndryshme dhe veçanërisht në sektorin e drejtësisë.


