KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eksperti amerikan: Nëse Vuçiq nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, mund të mos e zbatojë në të ardhmen
Politikë

Eksperti amerikan: Nëse Vuçiq nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, mund të mos e zbatojë në të ardhmen

Kosova News
Kosova News 21:02 -02/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips, marrëveshjen verbale të Ohrit e ka quajtur të mirë, por ka hedhur dyshime nëse Serbia do t’i përmbahet në të ardhmen. Phillips tha se njohja reciproke është në thelb të çdo marrëveshjeje për të arritur progres të qëndrueshëm në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Ai theksoi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë përpjekje të mëdha, por hezitimi i Serbisë për të mbështetur në mënyrë eksplicite njohjen reciproke, ngre pikëpyetje për të gjithë procesin diplomatik.

Duke folur për Asociacionin, Phillips tha se çfarëdo pushteti që i jepet AKS-së duhet të shtrihet edhe në komunitetet etnike shqiptare në Luginën e Preshevës.

Sa i përket nenit 7, paragrafi i dytë, në Planin Evropian, eksperti amerikan ka thënë se dhënia e statusit special të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë përbën precedentin e akomodimit dhe mund të jetë një rrugë e rrezikshme e veçanërisht duke pasur parasysh debatin e nxehtë për Asociacionin.

“Rusia po vepron përmes përfaqësuesit të saj, Qeverisë në Beograd, për të zgjeruar praninë ushtarake dhe për të destabilizuar rajonin. Rusia është një aktor i keq i kryesuar nga një regjim kriminal. Mbështetja e saj për Beogradin është më shumë e frymëzuar nga anti-amerikanizmi sesa nga mbështetja për Serbinë. Rusia është e aftë për çdo aktivitet të poshtër. Një operacion “False flag” mund të organizohet për të ndezur dhunën dhe për të minuar përparimin”, u shpreh ai.

Sipas tij, mbështetja e saj për Beogradin është më shumë e frymëzuar nga anti-amerikanizmi sesa nga mbështetja për Serbinë. Rusia është e aftë për çdo aktivitet të poshtër.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kosova News 02/04/2023 02/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?