KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të lejojnë që siguria e qytetarëve tanë në veri të cenohet
Siguri

Sveçla: Institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të lejojnë që siguria e qytetarëve tanë në veri të cenohet

Kosova News
Kosova News 17:33 -02/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Veriu i vendit vazhdon të mos jetë i qetë, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga kriminelët serbë në drejtim të zyrtarëve policorë, por edhe qytetarëve në veçanti. Pas incidenteve të fundit, ku disa vetura janë përfshirë nga zjarri dhe njësitet policore janë sulmuar, ka reaguar ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka theksuar se institucionet serbe dhe krerët e tyre janë të interesuar që sërish të destabilizojnë një pjesë të vendit, ku jeton komuniteti serb në Kosovë, por institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të lejojnë në asnjë formë që siguria e qytetarëve tanë në veri të cënohet.

Shkrimi i plotë i ministrit Sveçla:

Institucionet e Serbisë, krerët e tyre, janë të interesuar sërish të destabilizojnë pjesë të vendit ku jeton komuniteti serb në Kosovë. Kështu ka bërë historikisht. Ata vazhdojnë të mbrojnë dhe glorifikojnë kriminelë të cilët kryejnë akte edhe terroriste në Republikën tonë.

Milovan Bozovic është një i tillë. Figurë e njohur për institucionet e sigurisë, si kriminel, pjesëtar aktiv i strukturës ilegale “Mbrojtja Civile” dhe grupeve të tjera kriminale. I njëjti po konsiderohet si hero për strukturat e Serbisë që e kanë dirigjuar. Për shkathtësitë e treguara në veprime kriminale ai është edhe ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Milan Radoiçiq.

Përveç djegies së veturave në veri, plagosjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dëmtimit të infrastrukturës sonë kritike, kalimit ilegal të kufirit, rrahjeve të qytetarëve serbë, haraçit dhe zjarrvënies së bizneseve lokale, ai ka marrë pjesë edhe në sulmet ndaj shtëpive dhe pronave të pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të EULEX.

Çdo qenie njerëzore, jo thjesht zyrtarë publik apo politik, do të ishte distancuar e do të dënonte këto veprimtari për të cilat akuzohet Bozovic. Por jo dhe krerët e institucioneve të Serbisë dhe ata të Listës Serbe. Madje, duket se arrestimi dhe dërgimi i tij para drejtësisë ka lëkundur themelet e Listës Serbe dhe zyrës së ashtuquajtur për Kosovë.

Siç u pa dje, ata po përdorin gjuhë kërcënuese publikisht. Madje, thërrasin për kryengritje dhe mosbindje për shkak të arrestimit të një recidivisti kriminal.

Mbrëmë pas këtyre thirrjeve janë sulmuar pjesëtarët e policisë sonë me shok bomba në Mitrovicë të Veriut.

Thirrja për kryengritje dhe rezistencë është vepër e rëndë penale në Republikën e Kosovës. Ajo bëhet edhe e papranueshme kur vjen nga një subjekt parlamentar politik. Të tillët duhet të trajtohen dhe nga institucionet e pavarura e KQZ, për të verifikuar përshtatshmërinë e tyre në raport me rendin tonë kushtetues.

Para shprehjes me zell të skajshëm në mbrojtje të kriminelëve, Beogradi, Lista Serbe dhe zyra e ashtuquajtur për Kosovë duhet të deklarohen e pozicionohen rreth veprimtarisë së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut”.

Institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të lejojnë në asnjë formë që siguria e qytetarëve tanë në veri të cënohet, që ata të ndjehen të frikësuar apo të terrorizuar nga kushdo.

Çdo kriminel apo grup i organizuar kriminal, pavarësisht përkatësisë etnike dhe çdo dallimi tjetër do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë kompromis.

Institucionet e sigurisë përkundër rrezikut dhe sulmeve të vazhdueshme po vijojnë angazhimin e tyre në luftim të çdo lloj kriminaliteti, në mbrojtje të qytetarëve e në garantim të rendit dhe ligjit.

Çdo kush dhe ne presim që institucionet e drejtësisë të veprojnë sa më parë, pa dilema e hezitim. Republika jonë do të mbrohet në çdo cep dhe nuk ka organizim kriminal që mund të sfidojnë zyrtarët e vendit tonë.

Nuk është hera e parë që sulmojnë, por për shumë grupe kriminale këto akte mbeten dhe të fundit. Sado zell të kenë grupet e tilla për destabilizim dhe kërcënim, zelli dhe vullneti për mbrojtjen e rendit publik nga institucionet tona është i pamatshëm dhe i parezervë.

Gjithashtu lexoni:

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë

Formimi i institucioneve, Konjufca: PDK-ja mbeti në qëndrimet e vjetra, LDK-ja më e gatshme për marrëveshje

Gjendet pa shenja jete një person

Kosova News 02/04/2023 02/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
13:45 -27/07/2026
Dogana ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit, dyshohet se rrezikonin shëndetin e qytetarëve
13:05 -27/07/2026
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik
12:19 -27/07/2026
Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030
12:16 -27/07/2026
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati
11:34 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?