Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka thënë sot se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë.
Qerkini ka thënë se ata do të dalin të pafajshëm, transmeton Telegrafi.
“Sot përkujtojmë 11 mijë viktima civile, të gjithë janë vrarët prej krimineleve që dikush e quan konflikt, por ajo ka qenë tmerr.Po na bëhet padrejtësi, duke u nis nga Hashim Thaçi e nga të tjerët”.
Qerkini ka shtuar tuje se “ish pjesëtarët e UÇK-së janë vlerë e Kosovës, hala jemi të fortë, ndërkombëtarët të tregojnë ku janë fëmijët tanë.”.
“Nuk duam asgjë tjetër përveç liri”, ka deklaruar ai mes tjerash ai.
Në marshin për liri janë duke marrë pjesë qindra qytetarë.


