Policia e Kosovë njofton se një person është arrestuar në Obiliq pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, të premten.
Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.


