Deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës e dikur edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, është deklaruar sërish rreth caktimit të Bashkim Nurbojës si guvernator i përkohshëm i BQK-së.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoti ka treguar procedurat se si sipas tij rrugëtoi deri te caktimi i Nurbojës të njërit prej institucioneve kryesore financiare në vend.
Në fund Hoti edhe ironizoi, duke uruar. Më poshtë edhe postimi i plotë:
Hap pas hapi drejt pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore:
1. Zgjedhja e Zëvendësguvernatorit u bojkotua gjatë tërë vitit 2022. Si rezultat, BQK mbeti pa Zëvendësguvernator, i cili në mungesë të Guvernatorit do të ushtronte detyrën e Guvernatorit.
2. Procesi i zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore u cenua me veprime joligjore nga ana e disa anëtarëve të panelit përzgjedhës. Si rezultat, Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës nuk mundi ta përcjell listën me propozime në seancë të Kuvendit për votim.
3. Ushtruesja e detyrës së Zëvendësguvernatorit duket se është shkarkuar këto ditë për t’i hapur rrugë Kryetarit të Bordit të Bankës Qendrore të marrë detyrën e Guvernatorit.
Urime!