KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPB me njoftim për sektorin publik – sot dalin pagat, por koeficientët, shtesat dhe ankesat do të vazhdojnë të korrigjohen
Politikë

MPB me njoftim për sektorin publik – sot dalin pagat, por koeficientët, shtesat dhe ankesat do të vazhdojnë të korrigjohen

Kosova News
Kosova News 11:37 -31/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë të gjithë zyrtarët publik të Republikës së Kosovës, se sot do të disbursohen pagat e dyta sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.

Në njotim thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik, në zbatim të Vendimit Nr. 04/128 të datës 16.02.2023, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Thesarin e Shtetit/Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, përmes njësive për menaxhimin e burimeve njerëzore në institucionet e nivelit qendror dhe lokal, ka vazhduar punën gjatë gjithë muajit mars në plotësimin, përshtatjen dhe korrigjimin e të dhënave të të punësuarve në funksion të zbatimit efektiv të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik (më tutje referuar si: Ligji) dhe Vendimit të Qeverisë Nr.04/128 të datës 16.02.2023.

Komisionet për përcaktimin e shtesave të parapara me këtë ligj dhe aktet nënligjore që derivojnë prej tij, tashmë janë themeluar, kanë mbledhur të dhënat nga institucionet përkatëse lidhur me zyrtarët që mund/do të përfitojnë këto shtesa, përfshirë këtu komisionet për shtesën për kushte specifike të punës dhe shtesën për kushte tregu dhe janë duke i trajtuar të gjitha kërkesat.

Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i trajtimit të të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj njoftojmë të gjithë zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill.

Gjatë këtij muaji, me prioritet, ekipet përgjegjëse kanë punuar në përfshirjen në sistem të pagave për (i) punonjësit që nuk u kanë dalë pagat në muajt e kaluar, (ii) punonjësit që janë rekrutuar/kanë lidhur kontratë me institucionet publike pas hyrjes në fuqi të Ligjit. Për shkak të urgjencës, këtë muaj është arritur që të përfshihen në listat për disbursim kompensimet e veçanta për stafin diplomatik të Republikës së Kosovës që shërbejnë në misionet diplomatike dhe konsullore.

Puna në shqyrtimin dhe vendosjen e ekuivalencës përkatëse për secilën pozitë, ndikohet jashtëzakonisht shumë nga numri i kërkesave, prandaj, ekipet do të vazhdojnë të punojnë edhe në ditët dhe javët e ardhshme deri në adresimin e plotë të çdo pasaktësie në listat e pagave. E shprehur në numër të kërkesave individuale, DMZP dhe Thesari, janë duke trajtuar një numër të madh kërkesash, prandaj, është shfaqur nevoja e përcaktimit të prioriteteve për shqyrtim sipas shkallës së urgjencës deri në këtë moment.

Njoftojmë opinionin dhe të gjitha palët e interesuara se përgjithësisht por duke mos u kufizuar, kërkesat që po shqyrtohen kanë përafërsisht bazë si në shpjegimin e mëposhtëm:

1.   Punonjës aktual që nuk u janë ekzekutuar pagat (në prioritet brenda muajit mars – pagat u paguhen retroaktivisht nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit);

2.    Punonjës të rinj që punësohen/lidhin kontratë pas hyrjes në fuqi të Ligjit (në prioritet brenda muajit mars);

3.      Punonjës të cilëve, pas hyrjes në fuqi të Ligjit, u është përcaktuar koeficient i gabuar në raport me koeficientin sipas sistemit të vjetër të pagave (vijon korrigjimi edhe në ditët dhe javët në vazhdim–pagat u barazohen retroaktivisht nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit);

4.    Punonjës të cilëve vet shtojca përkatëse e Ligjit u ka përcaktuar klasifikim të posaçëm, p.sh ekspertë sipas shtojcave të posaçme, specialistët, inspektorët, punonjësit në arsim, shëndetësi, art, kulturë e trashëgimi kulturore apo një fushë tjetër, (vijon korrigjimi edhe në ditët dhe javët në vazhdim – pagat u barazohen retroaktivisht nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit);

5.      Punonjës të cilët kanë kërkuar ndërrim klase, statusi apo kategorie nga çfarë janë aktualisht  (kjo kategori mund të rishikohet vetëm pas miratimit të strukturës organizative përmes aktit që përmban klasat për secilin pozicion brenda strukturës. Institucionet obligohen sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 04/128 të datës 16.02.2023, të përfundojnë miratimin e akteve normative që rregullojnë ndër të tjera, klasifikimin e vendeve të punës në kuadër të strukturave përkatëse).

6.       Arsye të tjera.

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe me udhëheqësit e institucioneve me qëllim adresimin më të shpejtë dhe më të saktë të të gjitha kërkesave që përmbajnë mospërputhje me përcaktimet e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, ligj ky i cili, ka reformuar rrënjësisht strukturën e pagave në sektorin publik për herë të parë në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

“Së pari pastro para derës tënde” – Ambasada e Gjermanisë reagon ndaj letrës së Petkoviqit lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër

Kurti ishte me bashkëshorten në festën e Ambasadës Amerikane, shprehet “mirënjohës për miqësinë dhe vlerat e përbashkëta”

Deputetët kanë edhe 24 ditë për konstituimin e Kuvendit, çfarë ndodhë nëse kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese?

Pas Kurtit, Presidentja Osmani pret kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Reagon Pacolli, thotë se nuk mori ftesë nga gjykata për seancën gjyqësore – kritikon edhe mediat

Kosova News 31/03/2023 31/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

Podujevë, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e puseve të ujit për pije
14:50 -02/07/2025
Ivan Rakitic i jep fund karrierës si futbollist
14:47 -02/07/2025
Harrojini veturat në Amsterdam, edhe vendasit nuk kanë ku t’i parkojnë
14:41 -02/07/2025
Fund i papritur? Klopp tregon pse mund të largohet përgjithmonë nga roli i trajnerit
14:37 -02/07/2025
“Së pari pastro para derës tënde” – Ambasada e Gjermanisë reagon ndaj letrës së Petkoviqit lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër
14:27 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?