KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hovenier: Asnjëri nga ne nuk dëshiron të shohë një Republikë Serbe në Kosovë
Politikë

Hovenier: Asnjëri nga ne nuk dëshiron të shohë një Republikë Serbe në Kosovë

Kosova News
Kosova News 22:02 -29/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Qeveria amerikane beson se duhet të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe.

“Nëse e shihni Planin e Ahtisarit, Aneksin 2, ka disa indikacione që diçka e tillë mund të ekzistojë, pastaj në negociatat në Bruksel dhe marrëveshjet e Brukselit është zotimi se diçka e tillë të ekzistojë. Por, ne në bashkësinë ndërkombëtare kurrë nuk e kemi specifikuar se çka saktësisht duhet të jetë; cilat duhet të jenë kompetencat e saj sepse këtë gjë duhet ta përcaktojë qeveria e Kosovës, si dhe ta diskutojë në kontekst të dialogut. Por, dëshiroj të jem i qartë për diçka këtu: kam dëgjuar një numër të zyrtarëve kosovarë duke shprehur shqetësimin se mund të keqpërdoret ose të bëhet diçka si Republika Serbe. Dhe ky është shqetësim shumë i vlefshëm”, ka thënë ambasadori amerikan për Klan Kosova.

“Por, dua të jem i qartë që Shtetet e Bashkuara dhe mendoj edhe të gjithë partnerët tanë pajtohen që asnjë nga ne nuk dëshiron ta shohë diç të tillë. Asnjëri nga ne nuk beson që ky është mekanizëm i përshtatshëm për të arritur objektivat që duam ta shohim Kosovën duke i arritur, që janë shtet shumetnik, demokratik me Kushtetutë funksionale dhe sistem qeverisës funksional. Ne besojmë që mund të ketë mekanizma, përfshirë edhe një Asociacion të komunave me shumicë serbe, që nuk e ka atë lloj të autoritetit ekzekutiv, që nuk e prish funksionimin e mirë të qeverisë, por që ua lejon komunave me shumicë serbe dhe udhëheqësve të tyre që t’i bashkërenditin punët me njëri-tjetrin, të konsultohen, të shkëmbejnë praktikat më të mira se si i përmbushin përgjegjësitë e tyre në kontekst të ligjit të Kosovës, në kontekst të Kushtetutës së Kosovës. Pra, do të vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e SHBA-së se do të shohim kah qeveria që të përkufizojë se me çka mund të punojë, çka mund të pranojë dhe ne do të bëjmë çka të mundemi duke punuar me Miroslav Lajçakun dhe të tjerët që të përpiqemi të shohim që kjo të jetë – ose që besojmë se është thelbësore që të jetë element i pakos së përgjithshme”, ka thënë Hoveiner.

Ambasadori amerikan shpreson të zbatohet siç duhet udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka theksuar se kjo është arritja e parë e rëndësishme në dialog brenda disa viteve.

“Dhe ne e konsiderojmë atë të jetë arritje mjaft e rëndësishme. Kjo marrëveshje zgjedh një problem të pazgjidhur. Të gjithë qytetarët, banorë të Kosovës, pa marrë parasysh ku jetojnë, do të paguajnë faturat e energjisë. E vë energjinë elektrike në veri nën mbikëqyrjen e rregullatorit të Kosovës dhe është hap i rëndësishëm përpara që tregon se në fund të fundit, mund të arrihet përparim i rëndësishëm për të dy vendet përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin ne e mbështesim fuqimisht. Pra, ne lëshuam një deklaratë pak pas arritjes së marrëveshjes, duke shprehur mbështetjen tonë të fuqishme, që jemi shumë të kënaqur që është arritur dhe do të nxisë përparim të mëtejmë në dialog”, ka thënë Hovenier.

“Por, unë do të thosha se ne vazhdojmë të besojmë se dialogu është prioritet i rëndësishëm. Dëshirojmë të shohim Kosovën të integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne besojmë fuqishëm se dialogu është mënyrë e rëndësishme për të arritur këtë dhe besojmë që Kosova mund të marrë pjesë në mënyrë aktive, konstruktive në dialog dhe të arrijë përparim domethënës për Kosovën pa i sakrifikuar gjërat që nuk janë të negociueshme”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Parlamenti Evropian: Serbia duhet ta njohë gjenocidin në Srebrenicë

BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria

Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë

TAGGED: asociacioni, Qeveria amerikane
Kosova News 29/06/2022 29/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Paralajmërim për stuhi shiu, Komuna e Prishtinës del me njoftim
12:12 -08/07/2025
FIFA e pamëshirshme për dy yjet e PSG-së, por jo edhe për Huijsen të Real Madridit
12:05 -08/07/2025
Trumpi u vendos taksë prej 35 për qind mallrave nga Serbia
11:59 -08/07/2025
E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni
11:56 -08/07/2025
Kina shënjestroi një aeroplan ushtarak gjerman me laser
11:53 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?