KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Veturën ma vodhën persona të maskuar”, flet pronari nga Kosova i RangeRoverit që u dogj pas sulmit në Top Channel…
Siguri

“Veturën ma vodhën persona të maskuar”, flet pronari nga Kosova i RangeRoverit që u dogj pas sulmit në Top Channel…

KosovaNewss
KosovaNewss 15:16 -28/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një veturë e tipit “Range Rover Sport” që dyshohet se është e autorëve të cilët sulmuan një ditë më parë objektin e Top Channel, duke lënë të vdekur rojën e sigurisë u gjet e djegur disa orë pas ngjarjes në autostradën e Kavajës.

Qytetari nga Kosova, Ramadan Makolli, tregoi se është pronar i kësaj veture në vlerë rreth 40 mijë euro, e cila ishte i vjedhur në verën e vitit 2020 gjatë pushimeve në Lezhë.

“Kam qenë për pushime në Lezhë kur më është vjedhur vetura. E kam lajmëruar rastin në polici po atë ditë, 10 korrik 2020. Vetura ka qenë e parkuar afër restorantit të hotelit ku kam qëndruar”, tha Makolli.

Vetura “Range Rover Sport” që u përdor në sulmin ndaj ‘Top Channel’ iu vodh një kosovari

Ai tutje u shpreh se në kamerat e sigurisë shihet kur personat hyjnë në veturë, por siç ka bërë të ditur, nuk mund të identifikohen pasi kanë pasur të vendosur maska në fytyrë.

“Në momentin që hajnat kanë hyrë në veturë, i janë ndezur dritat dhe në kamerat e sigurisë shihet kur ata e hapin derën dhe hyjnë në veturë. Por, fytyrat e tyre nuk shihen pasi kanë të vendosura maska”.

“Tri vjet vetura ime ka shëtitur poshtë e lartë pa targa. Sigurisht ia kanë ndërruar edhe librezën. Merreni me mend ma kanë mbyllur rastin gjoja se nuk po kanë argumente dhe dijeni se çfarë të bëjnë”, shtoi për Telegrafin, Makolli.

Ai tutje tregoi se autoritetet e Shqipërisë e kanë mbyllur këtë rast me arsyetimin për mungesë të provave, ndërsa tha se është detyruar që të hapë rast për herë të dytë.

“Më është dashur të hapë rast për herë të dytë përmes avokatit e tash rasti është i hapur. Ende skam marr asnjë kompensim, por po presim nga shteti i Shqipërisë që rastin ta trajtojnë më seriozisht. Duhet ta dimë zanafillën e kësaj, prej kur është vjedhur vetura dhe kah ka shëtitur sepse me siguri kanë bërë edhe krime të tjera duke pasur parasysh se që tri vjet shëtitur në duart e hajdutëve. Vlera e veturës është diku rreth 40 mijë euro”.

I pyetur se a dyshon për ndërhyrje në organet kompetente, Makolli tha se “nuk e di, por vetë fakti se ka ardhur deri aty…me qenë i sinqertë dyshimet janë gjithmonë se për tri vjet nuk u zbulua asnjë gjë”.

“Sikur të donte shteti për 24 orë e kishte gjetur”, përfundoi ai.

Sulmi me armë ndaj Top Channel, Policia e Shqipërisë ofron 100 mijë euro për informacione

Gjithashtu lexoni:

Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë

Qeveria e RMV-së shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike të Bashkisë – po përpiqej të shpëtonte dy turistë

Mickoski: Një numër i madh i eurodeputetëve nuk mbështesin fshirjen e termeve “identiteti maqedonas” dhe “gjuha maqedonase”

Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas

KosovaNewss 28/03/2023 28/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Drita e nis me fitore Ligën e Kampionëve
23:03 -08/07/2025
Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese
22:59 -08/07/2025
Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë
22:19 -08/07/2025
Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin
21:49 -08/07/2025
Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
21:05 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?