KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pjetër Shala largohet nga salla e gjyqit, avokati: Ai po dridhej dhe është në ankth
Siguri

Pjetër Shala largohet nga salla e gjyqit, avokati: Ai po dridhej dhe është në ankth

KosovaNewss
KosovaNewss 13:44 -28/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pjetër Shala është larguar nga salla ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tij. Avokati i tij, Jean-Louis Gilissen ka thënë se i akuzuari po ndjehet në ankth dhe ka nevojë të qetësohet.

Shalës, i cili akuzohet për krime lufte në Kukës, ndërmjet datave 17 maj 1999 dhe 5 qershor 1999, pritet t’i mundësohet të ndjekë procesin gjyqësor përmes video-lidhjes.

“Zoti Shala heq dorë për të marrë pjesë në këtë gjykim, nuk dëshiron të qëndrojë këtu, pra heq dorë nga e drejta, na kërkon ta përfaqësojmë dhe kërkon të kthehet në paraburgim, sepse duhet të qetësohet, ka nevojë të qetësohet”, ka thënë avokati.

Mbrojtja ka thënë se, duke marrë parasysh gjendjen e Shalës, ai ka vlerësuar se zhvillimet në seancë duhet t’i ndjek nga qendra e paraburgimit.

“Ai është pak nervoz, nuk e vlerëson se si po shkojnë zhvillimet dhe parapëlqen që seancën ta ndjek me video-lidhje, është më mirë për atë. E takuam dy herë para se të fillonim tani, ishte shumë nervoz, shumë në ankth, po dridhej, besojmë se është më mirë për atë, dhe për të gjithë, që të kthehet, prandaj do të ju lutesha të merrni parasysh kërkesën të kthehet në paraburgim dhe kërkon leje që ta ndjek seancën me video-lidhje”, ka thënë mbrojtja e Shalës.

Lidhur me këtë, nga prokuroria nuk ka pasur kundërshtime që Shala të mos jetë i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, por kanë kërkuar që i njëjti të ndjekë seancat në formë tjetër.

Ndërsa trupi gjykues ka lëshuar urdhër gojor ku ka miratuar kërkesën e Shalës për të mos marrë pjesë fizikisht në sallën e gjyqit, sa i përket seancës së sotme.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia ka kërkuar nga Zyra Administrative që të organizojë video-lidhjen si dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi në mes të Shalës dhe avokatit të tij.

“Trupi gjykues ka kompetencë të urdhërojë zotin Shala të marrë pjesë fizikisht në çdo seancë, çdo herë që trupi gjykues vlerëson që prania e tij fizike është e domosdoshme ose kur parashikohet kështu nga rregullorja. Rrjedhimisht miratojmë kërkesën e zotit Shala për të marrë pjesë në procesin gjyqësor për ditën e sotme, të marrë pjesë nga qendra e paraburgimit”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Ajo i ka kërkuar mbrojtjes që të njoftojë para çdo seance, në rast se Shala nuk dëshiron të jetë fizikisht në sallën e gjyqit.

Seanca në Hagë po vazhdon me dëshminë e dytë në këtë proces gjyqësor, që është dëshmitarja me numrin 6.

Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. 

Dëshmitari në rastin e Pjeter Shalës: Babai im e humbi shikimin pas 8 viteve si pasojë e torturave çnjerëzore

Gjithashtu lexoni:

Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë

Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas

Lokalizohet një zjarr i madh afër Manastirit të Deviçit – Ndërhyjnë Policia, Zjarrfikësit, NJSO dhe KFOR-i

Gruaja nga Kaçaniku i sulmon policët, i bënë për spital

Mbi 9 vjet burg për tre të akuzuarit në Prishtinë — Rrëmbyen dhe keqtrajtuan një burrë për shkak të orientimit seksual

KosovaNewss 28/03/2023 28/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë
22:19 -08/07/2025
Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin
21:49 -08/07/2025
Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
21:05 -08/07/2025
Haradinaj për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi
21:02 -08/07/2025
IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve
20:24 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?