KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Serbia po vazhdon lojën, është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë
Politikë

Gërvalla: Serbia po vazhdon lojën, është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë

KosovaNewss
KosovaNewss 10:36 -27/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, deklaroi se Kosova ka nevojë që Serbia të jetë serioze në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, e jo të refuzojë secilën marrëveshje që shkon në Bruksel për nënshkrim.

Ajo deklaroi për mediumin portugez “Diaro de Nolicias” se normalizimi i raporteve nënkupton sjellje normale të palëve, respekt të fqinjësisë dhe moskërcënim me luftë.

Sipas Gërvallës, në procesin e negociatave janë parë dy lloje të Serbisë.

“Është kaq e vështirë me Serbinë. Ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimiste për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm”, tha ajo.

Sipas Gërvallës, Serbia nuk qe gati për marrëveshje në Bruksel as më 27 shkurt e as më 18 mars, e kjo sipas saj, nuk u kritikua as nga Bashkimi Evropian si ndërmjetës i dialogut.

“Serbia vazhdon lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe më pas kur vjen koha për nënshkrim, refuzon. Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson”, tha ajo.

Ministrja e Jashtme deklaroi se Kushtetuta e Kosovës si produkt i politikës evropiane u garanton të drejta të gjera pakicave, me theks të veçantë serbëve.

Ajo tha se ajo që mund të diskutohet në Bruksel, gjendet tashmë brenda Kushteutës, e ky debat për Gërvallën, është për ta larguar vëmendjen nga problemet reale.

“Kjo udhëheqje serbe s’është aspak e interesuar ta çojë Serbinë në BE. Këtë e thonë çdo ditë. Nëse i shikojmë sondazhet, shohim se edhe njerëzit në Serbi, shumica, s’janë pro anëtarësimit të Serbisë në BE. Kjo do të thotë se të gjitha vendet tona që po bëjnë përparim, për shembull Kosova po bën përparim të madh në çështjet e sundimit të ligjit sipas standardeve evropiane, duhet të presin derisa Serbia, që i shërben interesave të Rusisë, të ndahet nga ajo, ose të ketë rrugë ku i plotësojnë kushtet për të hyrë në BE. Besoj se BE-ja nuk është shumë e sinqertë në ofertën që i bën Ballkanit Perëndimor për integrim dhe kjo është pjesë e problemit. Nëse oferta është e sinqertë, atëherë përpjekjet e rajonit do të konsiderohen të mjaftueshme”, tha ajo.

Për diplomacinë ndërkombëtare, Gërvalla tha se Kosova duhet të punojë me miqtë dhe vendet partnere, e sidomos me vendet mosnjohëse që kanë dilema apo “keqkuptime mbi atë se çka është Kosova dhe si u bë vend i pavarur”.

E pyetur për bashkimin kombëtar, ministrja e Jashtme tha për mediumin portugez se Kosova po punon për ndërtim të demokracisë, së bashku me Shqipërinë.

“Republika e Kosovës nuk po shkon askund, është një realitet, dhe ne po punojmë shumë dhe fort për të ndërtuar një shtet demokratik, të drejtë dhe të begatë që së bashku me Shqipërinë të mund të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian në të ardhmen”, shtoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Rama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, nis prodhimi sipas standardeve të NATO-s

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

KosovaNewss 27/03/2023 27/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur
10:28 -01/08/2026
Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot
10:08 -01/08/2026
Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve
09:46 -01/08/2026
Rama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, nis prodhimi sipas standardeve të NATO-s
09:21 -01/08/2026
Sot moti kryesisht me diell dhe i nxehtë
08:57 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?