Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Raushiq të Pejës, nën dyshimin se në gjendje të dehur, ia ka vënë flakën shtëpisë së tij.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 22:05.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit”, thuhet në njoftim.\
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.