Vitin e kaluar kishte shumë tollovi që bëhej për të aplikuar për subvencione.
Sivjet fermerëve të Komunës së Ferizajt u ra të presin më pak në radhë për të aplikuar për subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë, pas pajisjes me numra rendor nga komuna.
Përveç që shtoi numrin e zyrtarëve, këtë vit ata po i asiston edhe vetë drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami që thotë se po vepron kështu për të ndihmuar stafin që të arrihet deri në rreth 50 aplikime në ditë.
Ky bashkëpunim me drejtorin po i pëlqen edhe njërit nga 1200 bujqit ferizajas. Pasi kërkesat, janë të mëdha edhe afati për aplikim prej 17 deri 28 mars po kërkohet të shtyhet.
Këtë kërkesë e ka edhe Lipjani që po ka fluks të fermerëve, por Ministra e Bujqësisë në pyetjet e televizionit, gjatë ditës nuk ka kthyer përgjigje.