KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Joseph nuk e konsideron të mençur deklaratën e ambasadorit Hill për bombardimet e NATO-s
Politikë

Joseph nuk e konsideron të mençur deklaratën e ambasadorit Hill për bombardimet e NATO-s

Kosova News
Kosova News 17:49 -25/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Analisti amerikan Edward Joseph ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili ka shprehur ngushëllime familjeve për jetët e humbura gjatë luftërave të viteve 90’të dhe të atyre që pësuan humbje si pasojë e bombardimeve të NATO-s.

Joseph këtë deklaratë të diplomatit bashkëkombas po e sheh si një veprim jo të mençur, derisa në një sërë postimesh në Twitter përmend tendencën e Serbisë për viktimizim dhe mos-heqjen dorë të saj nga e kaluara gjenocidale.

“Ambasadori Chris Hill shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve të serbëve gjatë luftërave të viteve 1990 dhe konkretisht në fushatën ajrore të NATO-s. A ishte e mençur të bëhej një gjë e tillë? Jo”.

Joseph thotë se përgjigjja për pyetjen nëse kjo ishte gabim të bëhet është më e ndërlikuar.

“Nuk ishte e mençur sepse, që nga momenti i vitit 2010 kur Parlamenti serb njohu në heshtje gjenocidin e kryer në Srebrenicë, Serbia ka ecur mbrapa në trajtimin e së kaluarës … ndërsa demokracia e saj ka ecur prapa. Revizionizmi është thelbi i regjimit të Vuçiqit”.

“Ashtu si Putini me rusët, Vuçiç inkurajon serbët të mendojnë për veten si viktima, jo si autorë. Për Beogradin, historia e fundit e Kosovës fillon në vitin 1999, me bombardimet e NATO-s, jo me 1989 me heqjen e autonomisë – dhe një dekadë represioni brutal”.

Joseph thotë se kjo nuk është vetëm narrativë meqë ajo përfshin edhe deklarata që pengojnë detyrimet ndaj personave të zhdukur. Këtu ai përmendi një deklaratë të ministrit serb Daçiq.

“Në vitin 2020, ministri i Jashtëm Daçiq bëri këtë pyetje rrëqethëse: “Çfarë do të bëjmë me serbët që tregojnë se ku janë varrosur trupat e shqiptarëve nëpër Serbi? Deklarata e Hill nuk ishte gjithashtu e mençur sepse Rusia relativizon pushtimin e saj kriminal të Ukrainës duke iu referuar bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Putini përdor ndërhyrjen ushtarake dhe politike perëndimore në Kosovë si lëndë djegëse për ankesën bazë ruse, duke nxitur luftën”.

“Pra, ngushëllimet e bëra me qëllim përforcojnë ndjenjën oportuniste të viktimizimit ruse dhe serbe. Në vend që të qetësojnë hidhërimin, ngushëllimet i largojnë serbët për ta kuptuar të vërtetën: humbjet e tyre – duke përfshirë humbjen e Kosovës – janë kryesisht rezultat i agresionit serb”.

Analisti amerikan thotë se askush nuk duhet të habitet meqë Vuçiq nuk e ndryshoi narrativën e viktimës edhe pasi zëvendëspresidenti i atëhershëm Biden shprehu ngushëllime në vitin 2016, duke përdorur të njëjtat fjalë si Hill.

“SHBA-ja vazhdimisht ka mbrojtur të drejtat e viktimave serbe. Pyetni Hashim Thaçin, tani në sallën e gjyqit të Hagës”, ka thënë Joseph.

“Tallja e drejtuar ndaj Hillit – nga serbët – ilustron rreziqet e shprehjes së ngushëllimeve atje ku mbretëron revizionizmi. Çekuilibri i plotë, masiv ndërmjet numrit të viktimave serbe – dhe numrit të viktimave në duart e serbëve – ende injorohet thelbësisht në Serbi”.

Joseph thotë se askush nuk e di më mirë se ambasadori Hill pse diplomacia dështoi, për të cilën foli edhe vetë Hill, duke thënë se dështimi i diplomacisë sjell pasoja.

“Një diktator cinik serb mori pushtetin duke abuzuar me Kosovën, duke refuzuar të rivendoste qoftë edhe një formë modeste të autonomisë. Ironia: sot Beogradi kërkon një formë autonomie për serbët e Kosovës, pasi të njëjtën gjë e shuan edhe për shqiptarët”.

Ndonëse nuk është deklaratë e mençur, Joseph thotë se ambasadori Hill nuk është domosdoshmërisht gabim pse shprehu ngushëllime.

“Diplomacia dështoi. Serbët vdiqën. Kombi serb e përjeton bombardimin e NATO-s si një traumë kombëtare – pavarësisht nga fajësia e udhëheqjes serbe për krimet në Kosovë (Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci)”.

Joseph kujton se Hill, si ambasador në Maqedoninë e atëhershme gjatë fushatës së NATO-s, luajti një rol të rëndësishëm në strehimin human të refugjatëve shqiptarë të Kosovës të dëbuar gjatë luftës.

Joseph thotë se këtë e njeh nga dora e parë meqë kishte punuar edhe në një kamp të refugjatëve në Stenkovec afër kufirit Maqedoni-Kosovë.

“Vlerat perëndimore – vlerat amerikane – vlerat njerëzore përfshijnë njohjen e kujtimit të atyre që humbën në konflikt dhe dhimbjen e anëtarëve të mbijetuar të familjes. Me kalimin e kohës, me kthimin përfundimtar të Serbisë në rrugën demokratike, do të kuptohet sinqeriteti i gjestit të Hillit”, përfundon Joseph.

Hill: Populli serb s’do ta harrojë kohën e bombardimeve, partneriteti ynë me ta është i palëkundur
Vlerësimi i ambasadorit amerikan Christopher Hill për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, reagojnë nga Presidenca e Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Sot moti kryesisht me diell dhe i nxehtë

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike

Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Kosova News 25/03/2023 25/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Sot moti kryesisht me diell dhe i nxehtë
08:57 -01/08/2026
Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?