KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti përkujton Kelmendin, Berishën dhe Hajrizin në përvjetorin e vrasjes së tyre
Politikë

Kurti përkujton Kelmendin, Berishën dhe Hajrizin në përvjetorin e vrasjes së tyre

Kosova News
Kosova News 10:08 -25/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës ka përkujtuar tre aktivistët e shquar e vrarë të Kosovës më 24 dhe 25 mars në vitin 1999 nga forcat serbe.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti përmend vrasjen e Bajram Kelmendit në Prishtinë, Latif Berishës dhe Agim Hajrizit në Mitrovicë, përcjell KosovaNews.

“Mes 24 dhe 25 marsit të vitit 1999, forcat serbe vranë tre aktivistë të shquar të jetës publike në Kosovë: Bajram Kelmendin, Latif Berishën dhe Agim Hajrizin!

Teksa trupat ajrore të NATO-s nisën fushatën e bombardimeve mbi Jugosllavi si përgjigje ndaj krimeve të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë, natën e 24 marsit, pesë policë serbë u futën në shtëpinë e Bajram Kelmendit dhe e morën dhunshëm bashkë me dy djemtë e tij: Kushtrimin dhe Kastriotin. Pas dy ditësh, më 26 mars, që të tre u gjetën të vrarë në periferi të Prishtinës. Bajram Kelmendi ishte një jurist i shquar, avokat shumë aktiv në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, prej nga kishte evidentuar edhe dëshmi të krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë më 1998.

Në po atë natë të 24 marsit, forcat serbe e vranë në shtëpinë e tij në Mitrovicë, Latif Berishën, aktivistin e shquar politik, atë kohë 67 vjeçar. Ky ligjërues universitar i historisë së letërsisë shqipe dhe autor i shumë studimeve për veprat letrare të rilindasve shqiptarë, kishte qenë tejet aktiv në jetën intelektuale dhe politike të Mitrovicës dhe të Kosovës, si mbrojtës i të drejtave dhe lirive kulturore, civile dhe politike të shqiptarëve.

Në po atë mbrëmje, gjysmë ore pas mesnatës, po në Mitrovicë, policët serbë vranë një tjetër aktivist të dalluar: Agim Hajrizin, Kryetarin e Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Ai u vra në shtëpinë e tij bashkë me Nazmijen, nënën e tij dhe të birin 11 vjeçar, Ilirin. Agim Hajrizi ishte angazhuar për frenimin e migrimit masiv nga Kosova, organizimin e ndihmave humanitare si Kryetar i Këshillit të Solidaritetit në Mitrovicë, organizimin e arsimit dhe të shëndetësisë në shtëpi private, si dhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme publike kundër dhunës së Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë.

Duke kujtuar dhe ruajtur historinë e aktivizmit intelektual dhe angazhimit politik të Bajram Kelmendit, Latif Berishës e Agim Hajrizit, si dhe të gjithë atyre që u vranë nga Serbia pushtuese, në rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Kurti./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Fillon numërimi i votave me postë

Kosova News 25/03/2023 25/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
12:25 -13/06/2026
Kanadaja, rregulla të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
12:07 -13/06/2026
Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%
11:47 -13/06/2026
“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke
11:07 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?