KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rakiq-Lajçakut: Vetëm me Asociacion përmirësohet pozita e serbëve në Kosovë
Politikë

Rakiq-Lajçakut: Vetëm me Asociacion përmirësohet pozita e serbëve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:19 -29/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Komunitete dhe Kthim, i cili është edhe kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, në takimin që pati me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i ka thënë se pozita e serbëve në Kosovë “përmirësohet” vetëm me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një deklaratë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim thuhet se themelimi i Asociacionit është çështja më themelore për serbët e Kosovës dhe se serbët kërkojnë që të  realizohet “gjithçka për të cilën është rënë dakord me formimin e tij”.

“Të gjitha çështjet e hapura ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve duhet të zgjidhen përmes dialogut në Bruksel, por edhe gjithçka duhet të zbatohet siç parashikon marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sepse vetëm kështu mund të zgjidhim problemet. Të gjitha lëvizjet e njëanshme do të destabilizojnë situatën në terren dhe do të vënë në pikëpyetje marrëveshjet e tjera që janë rënë dakord”.

Ministri i Qeverisë së Kosovës foli si përfaqësues i Serbisë në kur tha se kanë qenë “palë konstruktive” në dialog.

“Ne kemi qenë gjithmonë një partner konstruktiv në hapjen e rrugës për një të ardhme më të mirë dhe të njëjtën presim nga fqinjët tanë me të cilët duhet të ndërtojmë bashkëjetesë”, tha ministri Rakiq dhe kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.

Rakiq iu ankua Lajçakut edhe për gjendjen ekonomike të serbëve të Kosovës dhe tha se përmirësimi i saj do të ndikojë edhe për përmirësimin e pozitës së tyre në Kosovë. Ndërkaq, Rakiqi i përmendi emisarit europian edhe “incidentet” me serbët që duan të kthehen.

“Incidentet që ndodhin në mjediset e të kthyerve duhet të ndalojnë menjëherë, sepse procesi i kthimit vazhdon dhe kjo është shumë e keqe”, thuhet në deklaratë./Gazeta Express/

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

TAGGED: Asociacioni i Komunave, Goran Rakiq, Lajçak në Kosovë, Lajçak në Veri
Kosova News 29/06/2022 29/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?