KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Familjarët e personave të zhdukur në luftë të paqartë me Marrëveshjen e Ohrit
Lajme

Familjarët e personave të zhdukur në luftë të paqartë me Marrëveshjen e Ohrit

KosovaNewss
KosovaNewss 09:24 -25/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë po e konsiderojnë si shumë të paqartë dakordimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër, sa i përket deklaratës për Personat e Zhdukur me dhunë gjatë luftës. Sipas tyre, është “marrëveshja me e mirë nga të këqijat”

Ata po ashtu shprehen skeptik se shteti serb do të bashkëpunojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë, nuk beson në këtë drejtim, ndonëse thotë se për familjarët e personave të zhdukur kjo marrëveshje është “më e mira nga të këqijat”.

“Unë mendoj që kjo marrëveshje dhe ky aneks tash është bërë prej më të këqijave më e mira. Se ky proces, e ka edhe një afat, ky aneks, që brenda një viti të rrumbullakohet procesi për persona të zhdukur. Shpresoj që pala shqiptare nuk do të ngec në këtë proces, gjithherë skeptike është pala serbe e cila ka ngecje edhe gjatë takimeve pala serbe që sa kohë e ka ndërprere bisedimet e grupit punues. Kjo është ajo që na brengos ne. Për familjarët besoj që duhet me qenë më e mirë prej të këqijave”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se Serbia, çështjen e të zhdukurve gjatë luftës e ka trajtuar gjithmonë si çështje politike dhe jo si çështje humanitare dhe se sipas tij zgjidhja e këtij problemi është në derën e Beogradit.

“Serbia gjithë herë, gjitha qeverive ju ka bërë bisht as një herë nuk e ka trajtuar këtë çështje si çështje humanitare po gjithherë e ka trajtuar si çështje politike, kur ju është dashur Serbisë është ulur ka biseduar me ty, kur nuk ju ka dashur as që ka dashur të dëgjojë për ta. Për këtë e them që, çështja e personave të zhdukur pikërisht derën e ka të Beogradi sepse rrugëtimi i tyre, vendndodhja e tyre dhe përfundimi i tyre është vetëm Beogradi e di sepse atje janë njerëzit tanë. Besoj që Beogradi nuk ka me qenë bashkëpunues i mirë rreth këtij procesi, sepse gjithë herë do të provoj që të përfitoj politikisht diçka”, shtoi ai.

E kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka thënë se dakordimi i Kosovës dhe Serbisë për persona të zhdukur në Ohër, për të dhe familjarët e këtyre personave është një dakordim shumë i paqartë.

“Ne vetëm nga mediat dhe ndërkombëtarëve pak më të qartë se duhet të zbatohet krejt çka është folura, por nuk është nënshkruar as gjë. Sa i përket personave të pa gjetur është aq e gjymte, aq jo domethënës, ku thuhet se pa e nënshkruar Vuçiqi s’ka kurrgjë. Vuçiqi thotë se nuk e nënshkruaj për shkak se unë jam shtet i pavarur, i pranuar ndërkombëtarisht, e Kosova ose të nënshkruaj, ose mos të nënshkruaj, se ata duhet me nënshkrua ata duhet të përgjigjen. Ku është faji, pse po bëhen këto gjëra jo të qarta për ne familjarët, unë e di se komisioni qeveritare ka marr pjesë aty dhe Andin Hoti ka dal para mediave, ku nuk kemi mund që ta kuptojmë sa duhet, se 4 herë kinse nuk ka pranuar për disa gjëra, pas disa herëve janë dakorduar që të bëhet diçka. Për persona të pa gjetur definitivisht përgjigje nuk ka”, tha ai.

Ai ka thënë se për 24 vjet kanë pritur që të ketë marrëveshje për këta persona, por që për gjitha këto vite ende nuk ka asgjë dhe sipas tij kjo marrëveshje nuk mund të implementohet pasi aty nuk ka nënshkrim.

“Kryeministri nuk e di a e ka të qartë, pse aty nuk ka ngulur këmbë, nuk jemi marr vesh për shkak se nuk është nënshkruar ai dokument. Është thënë se nëse nënshkruhet, po presim plotë që 24 vite, është nënshkruar, nuk është nënshkruar edhe prapë nuk besoj që do të nënshkruajnë diçka ata të cilët e kanë bërë krimin, të cilët i kanë hedhur nëpër bunarë, e lloj-lloj zgafellesh, dhe ende presim ne që ata të na tregojnë. Atje është dashur që të mos përfundoj takimi pa u nënshkruar. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që të dy palët duhet që të nënshkruajnë, nuk e kanë nënshkruar dhe është mbetur pezull, çdo bisedë që e kanë bërë sot është e kotë. Në këtë rast duhet që komisioni qeveritarë, grupi dialogues dhe komplet udhëheqësia e Kosovës duke e bërë një presion më të madh tekë ata që e kanë thirrur takimin, tekë ata të cilët po thonë se duhet që të zbatohet një marrëveshje me ta duhet që të kenë punë dhe të na dhurojnë një përgjigje të saktë”, ka thënë Qerkini.

Bashkimi Evropian ka publikuar përmbajtjen e aneksit të zbatimit të marrëveshjes për normalizim raportesh në mes të Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars, në të cilën thuhet që, “Palët bien dakord që të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”. /EO

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike

Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

Përparim Rama pak ditë më parë e promovoi me pompozitet, në fakt rruga “Gjergj Balsha” në lagjen Arbëria është në gjendje të mjerueshme

KosovaNewss 25/03/2023 25/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?