KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përplasjet në Komision, Murati i thotë se po bën propagandë Hotit, ky i fundit nxehet: Nuk të respektoj fare…
Ekonomi

Përplasjet në Komision, Murati i thotë se po bën propagandë Hotit, ky i fundit nxehet: Nuk të respektoj fare…

Kosova News
Kosova News 15:35 -24/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli, po raportojnë në Komisionin për Buxhet rreth situatës në Trustin Pensional.

Të njëjtit u kritikuan nga deputetë të opozitës për mos-zgjedhjen e bordit të ri për këtë institucion financiar.

Mirëpo, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se e kanë parë të nevojshme që të kenë sqarime shtesë që të vazhdohet tutje.

Me këtë rast, ai fajësoi deputetë të opozitës se po shkaktojnë panik te qytetarët me deklaratat se Trusti ka shënuar humbje në mungesë të bordit.

“Është joserioze të bëhet një propagandë e tillë për Fondin Pensional. Mos hyni në fushat të cilat nuk i kuptoni se vetëm shkaktoni panik te qytetarët sepse është 1.01%  performancë negative krahasuar me vitin e kaluar. Performanca nuk varet nga bordi por nga luhatjet në treg”, tha ai.

Ndaj ministrit Murati reagoi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se procesi është neglizhuar e për këtë do të duhej që ministri Murati, guvernatori Mehmeti e auditorja Spanca të jepnin dorëheqje.

“Mos u zgërdhij kur të flasë, le të jemi serioz. 2.5 miliardë euro nuk kanë menaxhim. Të lutem të diskutojmë me seriozitet, mos u zgërdhini gjatë diskutimit. Unë nuk të respektoj fare, por jeni ministër dhe duhet të raportoni. Unë të kam thirrur në përgjegjësi institucionale”, u shpreh Hoti.

Ndërsa ministri Murati i mohoi këto akuza, duke thënë se në Komision është shumë serioz.
“Në pyetjen e zotit Hoti dua t’i them se nuk mund të përgjigjemi se a jemi pajtuar apo jo për konkursin, sepse ne jemi njoftuar vetëm kur është përmbyllur procesi i konkursit. Për atë pozitë kanë aplikuar 47 persona, 26 persona kanë qenë ndërkombëtare apo të paktën me përvojë ndërkombëtare. Janë bërë disa deklarata se Trusti po humb, ngase ministri i Financave apo Auditorja nuk po mund ta krijojnë bordin. Është totalisht e papranueshme kjo propagandë që është bërë”, u përgjigj Murati.

Ndërkaq, në lidhje me procesin guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se tre herë i ka bërë kërkesë ministrit të Financave dhe auditores së përgjithshme, Vlora Spanca.

Ai tha se të njëjtëve në janar të këtij viti u ka dërguar edhe ftesë për takim, por që ende nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa, auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, tha se nuk ka pranuar as një e-mail më 14 mars nga guvernatori Mehmeti, ashtu si pretendoi ky i fundit.

Sqarime në lidhje me mos-zgjedhjen e bordit kërkuan edhe anëtarë tjerë të këtij komisioni.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike

Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Kosova News 24/03/2023 24/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?