KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hill: Asociacioni do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit
Politikë

Hill: Asociacioni do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit

Kosova News
Kosova News 23:07 -23/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, si dhe dizajni i saktë i saj duhet të përcaktohet nga të dyja palët në negociata.

Hill në një intervistë për televizionin serb Tv Pink u pyet se a duhet të formohet Asociacioni para apo pas zgjedhjeve në veri të Kosovës, ambasadori amerikan në Serbi tha se “nuk mund të flasë për afate kaq të shkurtra” dhe shtoi se i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar “foli për disa afate afatgjata dhe se gjithçka mund të përfundojë deri në fund të vitit 2023”.

Hill i vlerësoi si shumë të suksesshme negociatat në Ohër më 18 mars, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq arritën të merren vesh për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Unë mendoj se ata kanë bërë përparim. Unë do të doja të shihja disa gjëra më konkrete, por mendoj se ne po ecim shumë qartë drejt zbatimit të këtij procesi të dialogut. Ende duhet bërë shumë, veçanërisht në artikulimin e asaj që Asociacioni do të duket, kjo është një çështje kyçe”, shtoi Hill.

Tutje, Hill shtoi se është biseduar për organizimin e një takimi të ri mes Vuçiqit dhe Kurtit dhe shtoi se do të ishte një mundësi për të sqaruar disa gjëra.

Gjithashtu lexoni:

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë

Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Kosova News 24/03/2023 23/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza
10:35 -07/06/2026
Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë
10:25 -07/06/2026
Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë
10:11 -07/06/2026
DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë
10:09 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?