KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sejdiu deklarohet për Marrëveshjen e Ohrit: Shpresoj që Serbia do përfundojë lojërat e saj
Politikë

Sejdiu deklarohet për Marrëveshjen e Ohrit: Shpresoj që Serbia do përfundojë lojërat e saj

Kosova News
Kosova News 20:54 -23/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, duke folur të enjten në Universitetin e Shkodrës rreth sfidave dhe të ardhmes së Kosovës, tha se marrëveshja e arritur fundjavën e kaluar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, është pjesë e përpjekjeve për bashkëpunimin e nevojshëm mes dy vendeve.

“Them se kemi kapërcyer disa faza të ecjes tonë deri tash. Them se tekst më të mire, se tekst më esencial se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, që përfundon procesin e pavarësimit të Kosovës, nuk ka. Gjithë të tjerat janë pjesë e përpjekjeve për të vënë relacionet ndërshtetërore në kuptim të një bashkëpunimi të nevojshëm të të dy vendeve fqinje.”

Ish-presidenti Sejdiu vlerësoi planin franko-gjerman dhe investimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në një kohë kur Rusia përpiqet të shfrytëzojë tensionet ndërmjet palëve për të nxitur destabilizim në rajonin e Ballkanit.

“Dokumenti i panënshkruar është një dokument atipik në kuptimin e një metodologjie të re, sikur e kemi edhe rastin e mahershëm në kohën e marrëveshjes me Presidentin Trump. Uroj për të përfunduar kjo lëvizje apo, ta quajmë lojë, nëse Serbia dëshiron të luaj siç e ka bërë deri tash. Të ketë një kthesë të veçantë pozitive, sepse është në interes edhe për popullin serb që të ndërpresë këtë lojë që e ka gjuhën, e ka stilin dhe metodologjinë e ndjekur nga Millosheviçi.”

Barra e marrëveshjes, tha ish Presidenti Sejdiu, bartet në kapitullin 35 të iniciativës franko-gjermane dhe kushtëzimeve që i jepen Serbisë. Prandaj, është e rëndësishme që të mos pengohet fryma e këtij dokumenti, pavarësisht se ka ndonjë çështje që njerëzit mund të kenë qasje legjitime për t’u shqetësuar. Ish-presidenti Sejdiu vuri theksin në garancitë që kanë ofruar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Të shikojmë me kohë se si do të ndodhë. Unë them gjithmonë se, SHBA janë një lloj garantuesi në këtë proces dhe nuk ndalen nga mbajtja e “timonit të përbashkët”, në këtë rast me BE-në, për të lëvizë çështjet si duhet, në kuptimin e hyrjes në një fazë të re të raporteve të mira dhe jo të raporteve që i don Vagneri apo i don garda e Car Llazarit apo patriarkët e dikurshëm”.

I pyetur në lidhje me qëndrimet e ndryshme të forcave politike në Kosovë mbi marrëveshjen e Ohrit, ish-presidenti Sejdiu tha se kjo është çështje demokracie dhe shtoi se është thelbësore të ecet me kujdes në zbatimin e kësaj marrëveshje, me qëllim që secili, në shtëpinë e vet, të marrë atë që i takon.

Marrëveshja e Ohrit pasoi përpjekjet e diplomacisë perëndimore për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Kosovës e Serbisë. Por ajo ka nxitur dyshime dhe shqetësime si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Marrëveshja nuk kërkon njohjen e ndërsjelltë ndërmjet të dyja vendeve, por që palët të respektojnë sovranitetin dhë tërësinë tokësore të njëra- tjetrës./Zëri i Amerikës/

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

Kosova News 23/03/2023 23/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?