Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka mirëpritur marrëveshjen e dakorduar në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Këshilltari amerikan ka afirmuar edhe bisedimet e gjata dhe të vështira në këtë takim.
Kjo është bërë e ditur në bisedën telefonike të cilën e ka zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kurti ka thënë se përmes kësaj bisede e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe rolin e ShBA-së.
“Chollet i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër duke pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e ShBA-së. Marrëveshja bazë dhe aneksi siç thuhet në tekst tani duhet të ndryshojë në realitet dhe kushte”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Had a call w/ @CounselorDOS Chollet who congratulated me on the Agrmt reached in Ohër/Ohrid, acknowledging the long & difficult talks. I thanked him for the US support & role. The Basic Agrmt & the Annex, as stated in text & spirit, must now change the ground reality & terms.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2023


