KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti tregon se mbi çfarë shtyllash propozoi të themelohet Asociacioni
Politikë

Kryeministri Kurti tregon se mbi çfarë shtyllash propozoi të themelohet Asociacioni

Kosova News
Kosova News 12:59 -22/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në bisedimet e të shtunës në Ohër kishte propozuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe mbi tri shtylla. Porse, ky propozim ishte refuzuar në mënyrë kategorike nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Për këtë formulimin vetëmenaxhim e në anën tjetër edhe për marrëveshjet e trashëguara, por që kanë pësuar rrëzim nga institucionet e shtetit tonë, si Gjykata Kushtetuese apo që janë shkelur nga Serbia, kam bërë një ofertë konkrete, duke iu thënë se nëse pala serbe është dakord që të pranojë tri shtylla bazike si: Kushtetutën e Kosovës, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, një qëndrim të Brukselit zyrtar dhe një tjetër të Washingtonit, atëherë jam i gatshëm me këto premisa ta shkruajë draftin e propozuar. Porse, u thash se duhet pajtuar me premisat. Nuk pati dakordim të përfillen tri shtyllat. U thash se nëse pajtohen në mëngjesin tjetër ua sjelli draftin, por u refuzua. Jo vetëm që u refuzua, por në atë momente u tha nuk kemi çfarë të flasim më tutje ‘po humbim kohë, të ngrihemi nga ky takim e të shkojmë’. Ishte refuzim shumë i ashpër i një oferte gjeneroze e parimore”, ka thënë Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Për ofertën e Kurtit kishte treguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencë për media të dielën.

Vuçiq kishte thënë se Kurti propozoi që Asociacioni të themelohej duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, një deklaratë që ish-ndërmjetësuesja Federica Mogherini ia kishte dërguar ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe një vështrim i publikuar nga emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan, Derek Chollet.

Kurti pret masa ndaj Serbisë: BE-ja duhet të dëshmohet si ndërmjetëse

Gjithashtu lexoni:

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 22/03/2023 22/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?