KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori Hill: Marrëveshja obligative edhe pa nënshkrim, zbatimi më i rëndësishëm
Politikë

Ambasadori Hill: Marrëveshja obligative edhe pa nënshkrim, zbatimi më i rëndësishëm

Kosova News
Kosova News 16:50 -21/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër është ligjërisht e detyrueshme dhe pa nënshkrim, ka thënë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

AI ka treguar se një nga elementët kyçe të marrëveshjes është se detyrimet e të dyja palëve janë pjesë e procesit të integrimit evropian.

Hill theksoi se është bërë e qartë se formimi i Asociacionit të komunave me shumcië serbe është urgjent dhe i rëndësishëm, duke thënë se ky është një obligim që është pranuar para 10 vitesh nga Kosova, Serbia dhe BE-ja, shkruan Danas.

“Nga këndvështrimi i publikut serb, është shumë e rëndësishme që organizatat ndërkombëtare, si BE-ja, të kenë një marrëveshje të cilës duhet t’i përmbahen dhe të sigurojnë zbatimin e saj”, tha Hill, duke shtuar se “Asociacioni është i rëndësishëm për t’i ofruar komunitetit serb në Kosovë me shumë siguri dhe të ardhme”.

Hill më pas tregoi se gjatë karrierës së tij diplomatike ka qenë i përfshirë në negociata që kanë çuar në marrëveshje pa nënshkrim, sikurse kjo e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë kam qenë i përfshirë në shumë negociata ku nuk ka pasur asnjë nënshkrim në fund të procesit. E di që ka shumë diskutime për këtë, por nuk mendoj se ka shumë rëndësi. Pyetja e vërtetë është të vazhdohet me zbatimin dhe kjo do të jetë interesante të shihet në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Hill.

I pyetur për deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se do të zbatojë aneksin e propozimit europian deri në vija të kuqe, Hill u përgjigj se Vuçiq ka thënë qartë se çfarë mund të pranojë dhe çfarë jo.

“Në vend që të flasim për vijat e kuqe, duhet të fokusohemi në faktin se ai e kishte shumë të qartë me BE-në se çfarë mund të bënte, si dhe kur, gjë që mendoj se është mirë. Mendoj se duhet bërë edhe nga ana e Kosovës”, tha Hill.

Lajçak: Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

Kosova News 21/03/2023 21/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?