KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeziu e VV-së: Termin Asociacion nuk e shohim në Dokumentet e BE, do të ketë vetëmenaxhim
Politikë

Kryeziu e VV-së: Termin Asociacion nuk e shohim në Dokumentet e BE, do të ketë vetëmenaxhim

Kosova News
Kosova News 18:47 -20/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja nga  Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se termi Asociacion nuk shihet në dokumentet e Bashkimit Evropian.

Kryeziu ka theksuar se ky vetëmenaxhim do të mund të kontrollohet nga organet shtetërore por që ende nuk dihet se cili do të jetë lloji i vetëmenaxhimit që do të përdoret.

“Nuk është puna që kemi lojë fjalësh, sepse e kemi parë që situata ka lëvizur dukshëm. Sot jemi në një situatë ku nuk përmendet fare Asociacioni. Termin Asociacion nuk e shohim në Dokumentet e Bashkimit Evropian. Është dakorduar që të ketë vetëmenaxhim për komunitetin serb, megjithatë nuk duhet harruar një gjë të rëndësishme që përgjatë këtyre 10 viteve gjërat nuk kanë ngecur, nuk janë stopuar, ka pasur zhvillime ku në mesin e tyre dhe të atillat që i kemi kundërshtuar në vazhdimësi dhe jemi sot duke u munduar që ta minimizojmë dëmin që është shkaktuar brenda 10 vjetësh duke u mundur që të nxjerrim diçka që dëmin e ka shumë të vogël në krahasim me atë që do të mund t’i ndodhte vendit tonë po të shkonim në implementim të marrëveshjeve të atilla që kanë qenë të planifikuara”, ka thënë ajo për RTV Dukagjini.

Kur pyetet se si do të garantojë Qeveria e Kosovës që ky mekanizëm që do ta ketë emrin ndryshe nuk do të jetë më problematik, më i dëmshëm ose po aq i dëmshëm sa ajo çfarë është kundërshtuar për vite të tëra siç ka qenë Asociacioni ose Zajednica, Kryeziu ka thënë se “sikur të ishte bërë fjalë për të njëjtën gjë dhe sikur nuk do kishim nevojë që t’ua garantonim qytetarëve që nuk po i bëjmë veprimet e njëjta, Kurti do ta kishte nënshkruar tashmë moti kohë këtë çështje, implementimi do të kishte ndodhur tashmë në Kosovë dhe do të ishte harruar”.

“Fakti që ka pasur krejtësisht qasje të re të Qeveris edhe fakti që është insistuar që të mos shkojnë përpara vetëm kërkesat serbe përpara, janë në mesin e shumë argumenteve që ne garantojmë që po përpiqemi që të minimizojmë dëmin që është shkaktuar”, shtoi ajo.

“Nuk do të ketë një lloj mekanizmi që e ka vetëm një emër ndryshe dhe ka kompetenca të njëjta sikurse do të kishte asociacioni, të jeni të bindur që po flasim për diçka krejtësisht ndryshe ku edhe kompetencat do të ndryshojnë dhe mënyra se si do të veprojë ky mekanizëm i ri që pritet të  krijohet do të jetë krejtësisht i ndryshëm”.

“Në aneksin e BE-së nuk ka afate ligjore”.

Sipas saj, e rëndësishme është që në këtë çështje janë fuqitë e mëdha ndërkombëtare që garantojnë se do të mbikëqyrin shtetet në zbatimin e asaj për çfarë dakordohen.

“E kemi kritikuar BE-në në kohën kur palët nuk janë trajtuar barabartë, drejtë kur ka pasur avantazhe për Serbinë e kur nuk është trajtuar me avantazh Kosova”.

Çka tjetër e siguron njohjen De facto?

Fakti që Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, fakti që kërkohet nga Serbia që t’i heqë të gjitha pretendimet territoriale që i ka mbi Kosovën, fakti që shtetet nuk mund ta prezantojnë njëra tjetrën si shtete të tjera por si Kosovë ose Serbi, janë disa prej elementeve që i bën me dije Serbisë që është koha të hiqet dorë nga këto pretendime që i kanë pasur ndaj Kosovës dhe në momentin kur dakordohesh për një marrëveshje si të tillë i bie që po shkon drejt njohjes, ka thënë deputetja Kryeziu.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Përparim Rama pak ditë më parë e promovoi me pompozitet, në fakt rruga “Gjergj Balsha” në lagjen Arbëria është në gjendje të mjerueshme

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 20/03/2023 20/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?