KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Memli Krasniqi në Kaçanik: Qeveria të mos i penalizojë komunat e udhëhequra nga opozita
Politikë

Memli Krasniqi në Kaçanik: Qeveria të mos i penalizojë komunat e udhëhequra nga opozita

Kosova News
Kosova News 18:58 -28/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, sot, gjatë një vizite në Kaçanik, tha se është shqetësuese që komunat e Kosovës në përgjithësi, e ato që udhëhiqen nga opozita në veçanti, janë duke u neglizhuar dhe penalizuar nga Qeveria Kurti.

Ai pas takimit me kryetarin e Kaçanikut Besim Ilazi, tha se një neglizhencë të tillë po e vërejnë nga vizitat e rregullta që po iu bëjnë komunave të ndryshme.

“Kaçaniku është nga shembujt jo të mirë të Qeverisë, e cila si komunë po hyn në vitin e katërt që asnjë projekt nuk e ka marrë nga niveli qendror. Unë besoj që kryeministri Kurti dhe ministrat e tij duhet ta ndërrojnë këtë qasje. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe kryetarët në detyrë janë kryetarë të të gjithë qytetarëve. Prandaj, kjo neglizhencë e tij duhet të merr fund. Përndryshe, Albin Kurti është duke e mbajtur vetëm një premtim, atë që i ftonte qytetarët të votonin për kandidatët e tij, sepse, nëse fitojnë kandidatët tjerë, ai si kryeministër nuk do t’u ndihmoj. E kjo po shihet qartazi tanimë”, tha Krasniqi.

Ndërsa, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi falënderoi Memli Krasniqin për vizitën dhe mbështetjen në të gjitha projektet që po realizohen në të mirë të qytetarëve.

“Komuna jonë, nuk e ka mbështetjen e nivelit qendror. Po hyjmë në vitin e katërt që nuk e kemi asnjë projekt të ri nga niveli qendror dhe tashmë ky është një shqetësim edhe i qytetarëve”, ka thënë Ilazi.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Krasniqi vizitoi palestrën e re sportive, sallën e edukatës fizike në shkollën “7 shtatori”, trotuarin në Stagovë dhe projekte të tjera që po ndodhin aktualisht nga buxheti komunal.

Vizita e sotme në Kaçanik është në kuadër të vizitave që kryetari i PDK-së po zhvillon nëpër komunat e Kosovës, për të mbështetur të gjithë kryetarët në implementimin e projekteve në të mirë të qytetit dhe qytetarëve pa dallim./kp/

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë

Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në

Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve

Bislimi: Sorenseni ka vizion të qartë si të ecet përpara, por është herët për rezultate konkrete

Paris Guri i LDK-së angazhon asistent personal djalin e Dukagjin Goranit

TAGGED: Komunat, Qeveria
Kosova News 28/06/2022 28/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
73%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë
22:53 -10/06/2025
Shqipëria barazon me Letoninë
22:47 -10/06/2025
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në
22:44 -10/06/2025
Meta investon 10 miliardë dollarë në startup të AI
22:18 -10/06/2025
Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve
21:51 -10/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?