KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analistët: Vizita e Putinit në Krime dhe Mariupol, mesazh për Perëndimin dhe popullin rus
Botë

Analistët: Vizita e Putinit në Krime dhe Mariupol, mesazh për Perëndimin dhe popullin rus

Kosova News
Kosova News 21:21 -19/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vizitat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin në Krime dhe Mariupol u përzgjodhën për t’i dërguar mesazhe Perëndimit dhe popullit rus, thotë një ekspert për Rusinë dhe Evropën Lindore. Vizitat u bënë menjëherë pas lëshimit të fletëarrestit për udhëheqësin rus nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.Zoti Putin vizitoi qytetin e pushtuar Mariupol, për herë të parë që kur Moska e aneksoi ilegalisht në shtator.Ai shkoi aty pasi vizitoi Krimenë të shtunën, për të shënuar nëntë vjetorin e aneksimit të këtij gadishulli ukrainas në Detin e Zi.Këto vizita u bënë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus, duke e akuzuar atë për krime lufte.“Me shfaqjen në Krime dhe në Mariupol, ai po përpiqet të dërgojë dy mesazhe të rëndësishme, si për Perëndimin, ashtu edhe për popullin rus”, thotë Mark Voyger, ish-këshilltar special për çështjet ruse dhe euroaziatike.

Presidenti rus shkoi edhe tek komanda e forcave ruse në qytetin Rostov-on-Don, ku u takua me oficerët më të lartë, i shoqëruar nga shefi i shtabit Valery Gerasimov.“Për Perëndimin ky është një mesazh sfide… Pra ai po tregon se nuk ndjehet fajtor dhe në thelb kërkon të tregojë se është mbi këto zhvillime ligjore”, thotë zoti Voyger.Pavarërisht fletëarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, analistët thonë se nuk ka gjasa që të anulohet takimi i planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping.“Mendoj se në këtë rast, përkatësia ideologjike dhe bashkërendimi i interesave me zotin Putin dhe një shpërqëndrim i vëmendjes së Perëndimit në zona larg Tajvanit dhe Azisë Lindore, mund t’i shërbejë më mirë interesave të zotit Xi”, thotë zoti Voyger.Analistët thonë se qëllimi kryesor i vizitës së presidentit Putin është që t’i tregojë popullit rus se i ka gjërat nën kontroll. VOA

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 19/03/2023 19/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?