Policia e Kosovës ka njoftuar se është dorëzuar në Polici i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë që kishte ndodhur me 10 mars të këtij viti në fshatin Baincë të Drenasit.
Sipas njoftimit të PK-së, personi i dyshuar është L.Z,19 vjeç.
“Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, lidhur me këtë rast Policia me 10 mars kishte njoftuar se një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Baincë të Drenasit.
Personi i lënduar në këtë rast ishte M.H, ndërkohë Policia kishte arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar, ku i dyshuari me inicialet Q. B, 22 vjeç ishte arrestuar. Ndërsa i dyshuari i dytë deri me sot ishte në arrati.


