KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ali Ahmeti në Ohër: Nuk ka Serbi në BE pa stabilizuar raportet me Kosovën
Politikë

Ali Ahmeti në Ohër: Nuk ka Serbi në BE pa stabilizuar raportet me Kosovën

Kosova News
Kosova News 13:18 -18/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti deklaroi sot se Kosova në fund të procesit te dialogut me Serbinë duhet të shkojë drejt njohjes ndërkombëtare dhe pranimit në OKB dhe të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare.

Nga Ohri, ku po zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, lideri i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut u shpreh optimist se sot mund të arrihet një marrëveshje mbi planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e mardhënieve Kosovë-Serbi si dhe aneksin për zbatimin e tij.

“Si proces përfundimtar Kosova duhet të shkojë përpara drejt njohjes ndërkombëtare si shtet dhe avancimi i Kosovës dhe pranimi në gjitha insitucionet ndërkombëtare, në OKB dhe të vazhdojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha ai.

Ahmeti, i cili pati një takim me kryeministrin Kurti në Ohër tha se nuk ka biseduar në detaje më atë se ku janë ngecjet për udhërrëfyesin e zbatimit të ujdisë, mirëpo nënvizoi se ai i beson ShBA-së dhe BE-së.

“Tani unë nuk kam biseduar për detaje, por unë kam besuar dhe asnjëherë nuk jam zhgënyer në përkrahjen e ShBA-së, BE-së dhe NATO-s si tre mekanizma politik dhe paqebërës në rajon”, tha ai.

Ai i bëri thirrje edhe Serbisë që të reflektojë pasi për tu anëtarësuar në BE, duhet t’i stabilizojë mardhëniet me Kosovën më gjitha fushat.

“Edhe Serbia duhet të reflektojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. S’mundet të ketë një Serbi brenda Evropës pa i stabilizuar marrdhëniet me të gjitha fushat me Kosovën”, shtoi Ahmeti.

Ai foli edhe për kundërshtimet e opozitës në Kosovë për propozimin e BE-së.

“Opozita në vazhdimësi edhe historikisht ka shfaqur mendime më të ndryshme nga ajo, e cila është përcaktuar në një platformë si zgjidhje përfundimtare”, përfundoi ai.

Ndryshe, sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe zbatimin e tij.

Gjithashtu lexoni:

LVV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij

Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike

VV-ja mban një konferencë shtypi para Prokurorisë Speciale, në Prishtinë

Moti sot me diell dhe i nxehtë, temperaturat deri në 36°C

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Kosova News 18/03/2023 18/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Nisin sot gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin-Potokut
11:18 -30/07/2026
LVV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij
11:16 -30/07/2026
Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike
10:33 -30/07/2026
Punonjësit e “Ibër-Lepencit”, me asistencën e policisë, rrethojnë motelin “Jezero”, në zonën e Ujmanit
10:30 -30/07/2026
Nafta lirohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e reja
09:54 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?