Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai është pritur në Presidencë dhe takimi ka filluar nga ora 9:00.
Ata pritet të dalin në konferencë për media nga ora 10:00, kurse më pas Escobari do të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.


